Sjelljet me të cilat mund ta bëni një mashkull të dashurohet me ju

  • 08 August 2019 - 16:06
Sjelljet me të cilat mund ta bëni një mashkull të dashurohet me ju

Ka disa mënyra për ta bërë një burrë të dashurohet me ju. A jeni kurioz t’i njihni ato? Të gjithë flasim për dashurinë dhe si na bën të ndihemi, por çfarë është dashuria në të vërtetë?

Sipas shkencëtarit, psikologut dhe autorit Todd B. Kashdan: “Dashuria ka të bëjë me zgjerimin e egos bazuar në interesat, vlerat dhe mënyrat e jetës së një personi tjetër që i bashkohet komunitetit tonë. Dashuria nuk do të thotë të heqësh dorë nga gjithçka për një person tjetër, do të thotë të kesh çelësin për gjithçka të bukur në jetë”.

Marrja e vëmendjes së atij personi të veçantë mund të jetë e vështirë. Aktorët e komedive romantike e kanë bërë atë prej vitesh, por përkthimi i saj në botën reale nuk është e njëjta gjë. Ka disa gjëra të rëndësishme për t’u mbajtur mend kur po përpiqeni ta bëni një djalë të dashurohet me ju. Nëse ndiqni hapat e duhur, me siguri do të keni sukses.

Kujdesu për veten

Ju nuk keni pse të ndiqni një dietë dhe të ndryshoni ngjyrën apo modelin e flokëve tuaj për t’u dukur më mirë. E gjitha çfarë duhet të bësh është të zbatosh pikat e tua të forta dhe t’i tregosh personit atë për të cilën ti je, bukurinë e jashtme fizike dhe atë shpirtërore.

Dëgjo

Të kesh aftësi të mira komunikimi nuk do të thotë thjesht të jesh në gjendje të komunikosh në mënyrë efektive. Duhet të jesh në gjendje të dëgjosh atë që një person është duke të thënë.

Qeshni së bashku

Thonë se e qeshura është ngjitëse. Kështu që kur të qeshni me të, do të prodhoni kimikate në tru që do ta bëjnë atë të ndihet mirë.

Ji e ëmbël

Çaktivizo pjesët e trurit të lidhura me stresin dhe përditshmërinë dhe në vend të kësaj përpiqu të jesh e mirë. Në këtë mënyrë djali përballë jush do ju shoh si person më tërheqës dhe interesant.

Ji e zgjuar

Ju nuk keni pse të pajtoheni me gjithçka që ai thotë apo bën. Është shumë normale që të keni disa debate miqësore dhe të sfidoni njëri-tjetrin, por përpiquni ta bëni atë të ndjehet mirë. Hidhni disa batuta pas një diskutimi të fortë.

Lëre atë të lirë

Mund të jetë joshëse të dëshirosh të kalosh çdo moment me të, por mos harroni se të gjithëve u duhet kohë për të qëndruar  vetëm me veten. Dhënia e lirisë një burri për të qenë vetvetja do të sigurojë që ai do të kthehet gjithmonë tek ju. Mos u bë shumë ngjitëse! 

(Kosova Sot Online)