Këshilla për burrat e martuar, si duhet trajtuar gratë?

  • 14 August 2019 - 08:56
Këshilla për burrat e martuar, si duhet trajtuar gratë?

Gerald Rogers, është një burrë që pas ndarjes nga gruaja e tij e ka shkruar një libër me titull “The Marriage Advice I Wish I Would’ve Had”, që në shqip do të thotë “Këshilla për martesë që do të doja t’i dija kur isha i martuar”. Ai në këtë libër ka shkruar disa këshilla që sipas tij, ai nuk i ka ditur sa ka qenë i martuar, por që dëshiron t’u tregojë të tjerëve në mënyrë që martesa të mos iu dështojë.

Këto janë këshillat e tij për burrat në këtë libër:

Vazhdo të dalësh në takime, edhe pas martesës

Gjëja kryesore që duhet të mbani mend sipas Rogers, është që të mos e merrni partnerin si të mirëqenë. Pavarësisht që vitet kalojnë, ju duhet sërish të keni takime romantike me njëri – tjetrin.

Dashuroju me të prapë

Njerëzit ndryshojnë – ata nuk qëndrojnë të njëjtë dhe këtu duhet të dini ta menaxhoni. Sipas Rogers,  ndryshimet që keni ju apo gruaja juaj në personalitet, duhet të bëjnë që të ridashuroheni në të. Pra sipas tij, gjithmonë duhet ‘luftuar’ që të ia fitoni zemrën.

Mos tento ta ndryshosh atë

Detyra jote është ta duash, ashtu siç është. E nëse ajo ndryshon, duhet ta pranosh e ta duash me atë ndryshim.

Shihe më të mirën tek ajo

Fokusohu tek gjërat që do tek ajo dhe këto do të zgjerohen dita –ditës. Nëse fokusi juaj është tek gjërat që nuk të pëlqejnë e të acarojnë, edhe këto gjëra do të zgjerohen.

Kontrolloji emocionet

Nuk është faji i askujt nëse nuk ndjeheni të lumtur për momentin. Asnjëherë mos e shfryeni mllefin e dikujt tjetër tek partnerja juaj.

Gjej kohë për tu argëtuar

Sipas Rogers, jetën nuk duhet mar gjithmonë me seriozistet. Ai i sugjeron burrat që një martesë të funksionojë duhet të ketë të qeshura dhe argëtim në çift.

Ji pranë saj

Në këtë libër Rogers, shkruan që një prej arsyeve kryesore pse një çift ndahet është për mungesë të përkushtimit. Pra nuk duhet që të jesh pranë partnerit vetëm fizikisht, por duhet të ia dhurosh vëmendjen për gjërat që ka nevojë.

(Kosova Sot Online)