Shenjat që ju vetëm e pëlqeni atë, nuk e dashuroni

  • 16 August 2019 - 12:29
Shenjat që ju vetëm e pëlqeni atë, nuk e dashuroni

A doni ta dini si po ndiheni? Ju sjellim nëntë shenja që mund të ju ndihmojnë ta bëni dallimin

Simpatia dhe dashuria sjellin pothuajse të njëjtat ndjenja, por çfarë i dallon nga njëra tjetra është kohëzgjatja. Simpatia është zjarr i shkurtër i euforisë, përderisa dashuria është ndjenjë e cila mund të zgjas përgjithmonë, transmeton 21Media.

A doni ta dini si po ndiheni? Këto nëntë shenja mund të ju ndihmojnë ta bëni dallimin.

Nuk ka shumë kohë që e keni njohur

Nëse ndonjëri nga ju tani më e ka thënë fjalën “Të dua”, dhe nuk ka shumë që e keni njohur njëri tjetri, mendoni mirë. Janë disa njerëz të cilët e takojnë dikë dhe pas një jave menjëherë fillojnë të flasin për martesën, e pas një muaji apo dy, çifti nuk mund ta durojnë njëri tjetrin, transmeton 21Media.

Ju mendoni se dini çdo gjë për të

Kur mendoni se dini çdo gjë për një person, a befasoheni pastaj nga gjërat që bëjnë apo thonë? Nëse kjo situatë ju duket e njohur, është simpati. Mos lejoni që pasioni t’i vërë hije gjykimit tuaj.

Ju ndiheni të vetmuar

Edhe pse dashuria juaj ju sjellë lumturi të përkohëshme kur është përreth juve, a zgjatë kjo lumturi pasi shkoni në shtëpi? Dashuria nënkupton të ndani një lidhje të veçantë me dikë. Simpatia shpesh herë mund të ju bëjë të ndiheni të vetmuar sepse nuk e keni lidhjen e duhur. Ju mund të ndiheni të shqetësuar sepse ata nuk ju japin mjaft vëmendje apo se thjesht nuk janë gjithmonë aty për ju. Kur jeni me të vërtetë të dashuruar e dikë, ata janë aty për ju pavarësisht rrethanave, transmeton 21Media

Ata janë “perfekt” në sytë tuaj

Simpatia ju bënë të mendoni se e keni gjetur personin perfekt. Krejt çka shihni janë talente dhe arritje, jeni të verbër ndaj çdo dobësie apo të mete. Në anën tjetër, dashuria ju bënë të shihni dobësinë dhe fuqinë e tyre. Ju e dini saktësisht çka i bënë ata të jenë ata që janë, pavarësisht të metave, ju i doni ata prapë se prapë.

Ju jeni në qiellin e nëntë

A ndiheni se jeta është sikur parajsë? A ndiheni se mund të jepni gjithçka për këtë person? Simpatia shkakton trullosjen për ta lënë jetën e përditshme normale anash, dhe të hudhim gjithçka tutje që duam vetëm për një person. Ju punoni më shumë dhe e fuqizoni çdo lidhje në jetën përpara se ta neglizhoni atë. Ju përqendroheni që të bëheni një person më i mirë për veten tuaj, dhe për atë që e doni, transmeton 21Media.

Çdo gjë duhet të ndodhë tani

Nëse nuk mund të prisni që të merrni një hap të ri në lidhjen tuaj, është simpati. Nëse ai bie në gjunjë nesër për të ju propozuar ju padyshim do t’i thoni po, edhe nëse keni vetëm një muaj që e njihni. Simpatia është nxitim! Dashuria nuk është. Dashuria merr kohë sepse është e bazuar në besim dhe përkushtim. Këto gjëra marrin kohë për tu ndërtuar dhe ia vlejnë për t’i pritur.

Tërheqja që keni është sipërfaqësore

Ju e doni mënyrën se si ju shikon dhe ju flet personi që keni në krah. Por a e dini në të vërtetë se çka mendojnë ata për ju? Molla e syve tuaj mund të ketë fytyrë të bukur, por çka e bënë të vërtetë një person tërheqës janë sjelljet e quditshme, shpresat, ëndrrat, frikërat dhe ndjenjat që i bëjnë ata unik. Nëse ju mund të fokusoheni vetëm në pamjen e jashtme dhe aspektet sipërfaqësore të lidhjes, është simpati jo dashuri, transmeton 21Media.

Ndiheni të pasigurt

A e shihni veten se po bëheni jasht mase xheloz kur dashuria juaj i flet dikujt të gjinisë së kundërt? A bëni panik kur ata nuk ju thërrasin në momentin që hynë në shtëpi nga puna? A tmerroheni se ata mund të shkojnë diku pa e ditur ju në çdo moment. Kur është dashuri, ju e dini se jeni në mendjen e tyre edhe kur ata nuk kanë qenë në gjendje të ju dërgojnë mesazh gjatë gjithë ditës.

Ju jeni të lodhur gjatë gjithë kohës

A jeni të lodhur të dërrmuar pa asnjë arsye? A ndjeni se keni peshë të rëndë të brengave dhe dyshimeve në shpatullat tuaja? Nëse e shihni veten se dyshoni në ndjenjat e tyre për ju apo shpesh qani nga stresi i lidhjes që keni, nuk është dashuri. Dashuria është energji, jo lodhje. Të jesh i dashuruar ju bënë të ndiheni të sigurt, i zhduk dyshimet dhe brengat.

(Kosova Sot Online)