Si ta kaloni kohën me të dashurin tuaj gjatë muajve të nxehtë të verës?

  • 17 August 2019 - 08:11
Si ta kaloni kohën me të dashurin tuaj gjatë muajve të nxehtë të verës?

Tashmë që tempeaturat kanë arritur majat, është e këshillueshme që ju të merreni me disa lloj aktivitetesh. Nëse jeni në mëdyshje dhe nuk dini se çfarë të bëni tjetër përveçse të shihni televizor, ne ju sjellim më poshtë disa ide se si ta kaloni kohën me shpirtin tuaj binjak, sipas ‘Cosmopolitan’:

1-Një xhiro me biçikletë. Jo vetëm që do të merrni ajër të pastër, por edhe do të mbani në formë trupin tuaj.

2-Gatuani vaktin tuaj të preferuar. Si fillim merrni disa ide recetash në internet dhe më pas nisni të gatuani për njeriun tuaj të zemrës.

3-Dilni në një koncert. Nëse në qytetin tuaj realizohen koncerte, atëherë ju mund të shkoni  aty për të kaluar një mbrëmje ndryshe me partnerin tuaj.

4-Bëni një ridizenjim shtëpisë suaj së bashku me të dashurin tuaj.

5-Eksploroni një lagje në qytetin tuaj ku nuk keni qenë asnjhëherë.

6-Shkoni në teatër së bashku. Është e njëjta gjë si të shikoni televizor, por skenën e keni përball jush.

7-Organizoni një piknik. Koha e lirë me të dashurin tuaj në natyrë do ju qetësojë dhe do ju bëjë të reflektoni.

(Kosova Sot Online)