Ngjarje e vërtetë: Jeta e re pas të dyzetave (6)

  • 17 August 2019 - 15:11
Ngjarje e vërtetë: Jeta e re pas të dyzetave (6)

Dhe më pas gjithçka m'u kthye nëpër kokë. Isha e ve. Dhe atë krejt papritmas një pasdite. Burri po kthehej nga një udhëtim zyrtar dhe ishte vrarë në një fatkeqësi komunikacioni. Ishte pjesëmarrës në një fatkeqësi komunikacioni zinxhir dhe kishte pasur lëndim të rëndë të kokës dhe rrugës për në spital kishte ndërruar jetë. Çfarë të them më tej pos se këto ditë ishin si ankthe për mua dhe më dukej se ishte një ëndërr e keqe. Megjithëse nga kjo kishte kaluar shumë kohë, ende më duket se kjo nuk na kishte ndodhur neve. Me gjasë ishte kjo mendja e shëndoshë që ma ruante mendjen dhe disi kam mbijetuar. Po ndihesha vetë, e frikësuar, e pikëlluar.

Përnjëherë jam gjetur e vetme me fëmijë në prag të pubertetit. Djali ishte shumë i lidhur me të atin e tij dhe më duhej të vija shumë mund dhe forcë për t'ia lehtësuar atë periudhë kohore. E unë edhe vetë isha bindur se, sa shumë mendoja se burri nuk punonte asgjë në shtëpi, tashmë ishte treguar se ai kishte punuar shumë e unë nuk e kisha vërejtur fare. Për shembull, të gjitha preparatet e shtëpisë ishin bërë punë e imja. Me financat disi ia dilja në fund. E me djalin po lidhesha gjithnjë e më shumë, edhe pse kishte ndryshuar pak nga puberteti, nuk kishte shumë ndryshime. Ai ndiente përgjegjësi ndaj meje, në fakt po tentonte edhe të më ndihmonte. Mësonte mirë, që për mua kishte rëndësi të madhe. Por, ajo më e rëndësishmja - ndihesha fajtore. Edhe pse mendja disi ma thoshte se unë nuk isha fajtore për këtë fatkeqësi, ndihesha se si një ndëshkim si kjo dukej ndëshkim për mëkatet e mija. Që ta shpjegoj përnjëherë, unë nuk isha aq fetare dhe ky lloj i fajit e kjo më kishte prekur. Por, ndihesha se si unë po paguaja për një sjellje jo të hijshme.

Dhe e përsëris se lidhja ime me Zukën ishte platonike. Kur kam mbetur pa burrin, mu duk e padrejtë të vazhdoj shoqërimin me të tjerët. A nuk është e habitshme kjo? Derisa isha në lidhje kam mbajtur lidhje platonike, e kur isha e vetme kam refuzuar secilën lidhje. Në fakt, nuk isha në gjendje të isha ajo gruaja që ata dëshironin të isha. Isha shumë e ngarkuar me përditshmëritë, të ardhmen e birit tim, si t'ia organizoj jetën e tij nga fillimi. Refuzoja të takohesha, në thirrje nuk përgjigjesha, e as në porositë elektronike. E kishin kuptuar se më duhej më shumë hapësirë që të gjendem në rrethanat e reja. Kam menduar se me siguri do të dorëzohej nga unë derisa ai pret derisa unë të rehatohem. Unë tashmë kisha harruar si ishte të jesh grua e lirë. Shumë shpejtë më ra në mend, përkatësisht, shumë meshkuj ishin përreth meje. Kur isha në martesë, ishte një lidhje përplot me respekt dhe vlerësim ndaj meje e pas vdekjes së burrit më shikonin më se tjetër. Kishte shumë dallim nga ai raporti i hershëm si kolege, tani më shikonin si femër. Isha kandidate potenciale për aventura dhe argëtim.

E unë përfundimisht nuk isha e interesuar për këtë. Të gjithë mu hodhën në muajt e parë, por derisa po dilja nga ajo periudha e pikëllimit, atëherë kolegët filluan të tregojnë fytyrë tjetër. Gjithmonë kujdesesha për vete: pak grim, stil floku, gardërobë dhe stil modern. Këto më jepnin më pak vite sesa që kisha. Kjo ndoshta falë gjeneve të mija. Atëherë e kam kuptuar: nëse duhet të kam qetësi, duhet të jam e zënë. Unë emocionalisht isha e zënë, por këtë askush nga rrethi im nuk e dinte. Kisha frikë edhe nga paragjykimet. Kam menduar se do të gjykojnë për faktin se që pas vdekjes e gjeta dikë. (vijon)


(Kosova Sot Online)