5 shenjat që tregojnë se partneri është “kokë e këmbë” i dashuruar me ju

  • 22 August 2019 - 10:05
5 shenjat që tregojnë se partneri është “kokë e këmbë” i dashuruar me ju

Ndonjëherë është shumë e vështirë t’ishprehësh dashurinë dikujt të rëndësishëm.

Ndonëse dashuria është shumë e madhe emocionet na pengojnë të tregojmë fjalët e duhura.

Megjithatë gjuha e trupit nuk të gënjen asnjëherë. “Business Insider” ka renditur 5 shenja që tregojnë se partneri është “kokë e këmbë” i dashuruar me ju dhe bëni mirë t’i lexoni me kujdes.

1- Bën plane për dy persona

Kur një person futet në lidhje serioze, nuk bën më plane vetëm për veten, por për të dy.

Nëse jeni në lidhje dhe nuk e dini a është serioze, vetëm shikojeni se si i bën ai planet.

2- Ju shikon në sy

Nëse dikush ju dashuron dhe nuk gënjen në atë që thotë ju sheh në sy, thellësisht.

3-Të kushton më shumë kohë

Nëse gjatë fillimit të lidhjes kalonte pak orë me ju, kur është i/e dashuruar përpiqet që të qëndrojë me ju për një kohë të gjatë.

4-Të prezanton njerëzit e tij më të rëndësishëm

Kur dikush është i vendosur në atë që do, sigurisht që dëshiron ta ndajë edhe me të tjerët. Lumturia ndahet mes miqsh dhe familjarësh dhe nëse ju keni takuar ata ja keni vjedhur zemrën përgjithmonë.

5-Të flet shpesh për të ardhmen

Askush nuk të bën pjesë të së ardhmes nëse nuk të dashuron. E ardhmja nuk falet lehtë. Nëse ai të flet për të dhe brenda saj je edhe ti, nuk ka vend për asnjë dyshim.

 

(Kosova Sot Online)