Roman dashurie: Lulet e djegura (37)

  • 23 August 2019 - 11:11
Roman dashurie: Lulet e djegura (37)

Ajo kurrë nuk kishte konsumuar birrë, vetëm verë dhe shampanjë. Gjithmonë kishte menduar se ishte vetëm për meshkuj. "Nuk e kam idenë se për çfarë ishte duke biseduar" e pranoi ajo, duke e shikuar fytyrën e Vince me keqardhje. Për befasi të saj, ai nuk kishte bërë pyetje apo të buzëqeshte me të. Në vend të kësaj, ai e kishte shëtitur përreth dhe kishte konsumuar edhe një gllënjkë para se të vendoste, duke shpjeguar secilën herë.

"Uau, kjo me të vërtetë qenka e mirë, në fakt. Kam menduar se birra duhej të ketë shije të urinës dhe alkool i keq apo kështu diçka" kishte komentuar ajo pasi që kishte shijuar disa gllënjka. "Epo, shikoje këtë; Clarke po tenton diçka të re dhe i pëlqen" e nguci ai. "Mbushe gotën nëse të pëlqen.

Do ta hap edhe një tjetër unë". Ajo e shikoi derisa po largohej derisa ishte skuqur kur e vërejti se sa e mirë ishte prapanica e tij në ato xhinse. Ajo e vendosi gotën dhe pyete me vete se cila do të ishte agjenda e radhës në tingujt e këngës të Miranda Lambert, derisa zëri i saj kishte ndikuar që edhe ajo vetë të këndonte me zë të lartë.

Ajo kishte një ndjenjë se kishin më shumë sesa ndarje të birrave. Ajo kishte pirë nga birra e saj derisa Vince ishte kthyer në anën e saj me gotën e tij të mbushur me lëngun e errët. Ishte pothuajse ngjyra e kafesë. Kur ajo e kishte shijuar, i kishte lënë shije të hidhur në gojë. "Nuk e di si ia del me këtë gjë" i tha ajo, derisa edhe hundët ia kishte mbyllur shija. Madje edhe aromën e kishte të hidhur. Ai e kishte shikuar atë me një të qeshur. Ai kishte vendosur poshtë gotën në tavolinë, derisa ajo dukej si një triumfuese. Clarke e mori këtë sfidë dhe kishte vendosur ta përfundonte edhe pjesën tjetër të pijes. Por, derisa kishte ulur gotën e saj, ajo pothuajse bëri dy hapa dhe dukej se diçka po i sillej nëpër kokë. Vince e mbajti dhe ia mori gotën nga dora e saj. "Më duket s nuk isha gati ende për këtë" i tha ajo.

"Pra, çfarë e ka radhën tani" pyeti ajo, duke shikuar përreth. Vince e shikoi dhe qeshi, duke hequr duart e tij prej saj. e la të ndihej paksa ftohtë. "Si thua për këtë", tha Vince duke shikuar një grumbuj njerëzisht që kishin bllokuar rrugën dhe kishin filluar të vallëzonin me këngën që vinte nga dritarja e tyre. Asaj nuk po i vallëzohej, sidomos me këtë muzikë, por dukej se ata së paku po kënaqeshin. "Nuk jam e sigurt Vince. Mendoj se kam mashtruar veten time".

"Epo, atëherë ke edhe më shumë arsye të qeshësh me veten tënde, apo jo", iu përgjigj ai, duke e marrë për dore dhe duke e nxjerrë jashtë derës. Ai kishte pritur për këngën e radhës. Të gjithë po qeshnin. Por, Clarke e gjeti veten e saj duke u ndjerë nervoze si kurrë më parë. Ishte diçka si një frikë. Ajo e shikoi Vince dhe ndjeu se stomaku i saj po gumëzhinte. Ajo ishte nervoze për faktin se Vince e kishte parë në këtë gjendje, që e bëri të ndihej e çuditshme. Ajo kurrë nuk e kishte problem çfarë mendonte një mashkull për të.

(Kosova Sot Online)