Roman dashurie: Batica e dashurisë (7)

  • 01 September 2019 - 15:09
Roman dashurie: Batica e dashurisë (7)

Ishte kjo si në takim me një producent. Por, pa marrë parasysh sa urreja ta pranoja, Kevin-i kishte të drejtë. Dickson ose seksi për mua ishin larg, aq sa aktrimi për momentin. Nuk më bëhej vonë nëse kurrë nuk do të aktroja në ndonjë rol më, por troka ishte trokë. Aktrimi ishte diçka e shpejtë, para të lehta. Dhe unë tashmë e kam ditur se prindërit e mi nuk do të më jepnin ndonjë qindarkë, apo ndonjë qindarkë që i kisha kursyer më parë para se t'i kisha mbushur të tetëmbëdhjetat dy vite më parë. Nuk ishte vendosur t'i marr ato të holla derisa t'i mbush 21 vjet - e kjo do të ishte pas 13 muajsh.

Kam marrë frymë thellë. A e dini për çfarë është pjesa"? Nuk po mund të imagjinoja të ishte diçka e madhe. Askush me mendje të shëndoshë nuk do të më ofronte rol kryesor. Më vonë gjatë vitit të kaluar, para se të isha regjistruar në "Serenity Hills", isha bazuar në një projekt që ishte bazuar në një libër fantazish në një libër bestseller. Kurrë nuk e kam lexuar, por kisha një kopje në rehabilitim. Disa nga vajzat më kanë injoruar ditë të tëra kur e zbuluan se unë isha arsyeja pse xhirimet ishin anuluar. Kevin po kruante mjekrën, duke sjellë kokën nga anash."Babi yt më ka thënë se ata ta kanë dërguar një skriptë". Natyrisht, babai po. Kam kthyer kokën prapa nga dritarja, derisa kisha futur gishtërinjtë e mi nëpër flokë - kësaj radhe po më digjte lëkura e kokës. "Apo, ai nuk e ka bërë", i thashë. "Me atë qëndrim, nuk është aspak çudi përse askush nuk të punëson". "Mbushi edhe ti Kevin" i thashë. Derisa ballin tim po e përplasja në xhamin e ftohtë, mora në konsideratë fjalët e agjentit tim. Qëndrimi im nuk kishte të bënte me mungesën e pjesëve të mija në role në disa vitet e fundit. Kam shtrënguar dhëmbët, e frustruar me veten time. "Në rregull, do të shkoj", i thashë. Kevin u ndie i lehtësuar. Kemi arritur te Udhëkryqi, një nga restorantet më të preferuara, dhjetë minuta më vonesë. Nikoqirët po e përcillnin Kevin-in dhe mua po ashtu.

Dickson tashmë ishte aty, ulur pranë një djaloshit me flokë të verdhë, i cili kishte ulur kokën, i përqendruar në meny. Asistenti i tij i ri, ndoshta? Jo, kjo nuk mund të ishte. James Dickson gjithmonë ishte kërkues rreth veshjes së stafit në takime për biznes, sidomos asistentët e tij. Personi pranë tij kishte veshur këmishë të gjelbër "Hollister", që ia kishte theksuar gjoksin, sepse ishte ngushtë. Ndoshta ishte djali i Dickson-it. Në fillim isha e sigurt se James Dickson nuk kishte fëmijë, ai ishte shumë profesionist për ta marrë djalin në takime. Kush dreqin ishte ai? "Willow, më vjen mirë që të shoh sërish", tha ai derisa nikoqirët i vendosën menytë në tavolinë. Na thanë se shërbimi shpejt do të vjen para se të largohej". (vijon) 

(Kosova Sot Online)