Rrëfehet 48 vjeçarja: Kisha aferë me shokun e burrit tim, pas një viti bëra zbulimin shokues...

  • 30 August 2019 - 16:54
Rrëfehet 48 vjeçarja: Kisha aferë me shokun e burrit tim, pas një viti bëra zbulimin shokues...

I dashuri im ka qenë në aferë me vajzën e shoqes time, gjatë gjithë kohës sa ka qenë dhe në aferë me mua. Jam e shkatërruar.

Kam qenë e martuar prej 28 vitesh, por burri im i cili ka një biznes, nuk ka pasur kohë për mua për vite të tëra. Unë jam vetëm kuzhinierja e tij dhe ajo që i mban shtëpinë. Ai është 53 vjet, ndërsa unë 48. Që kur dy fëmijët e mi u larguan nga shtëpia, ndihem shumë e vetmuar.

Shoku i tij nga shkolla është krejtësisht ndryshe. Ai kurrë nuk ka fituar shumë apo ka mbajtur një punë për kohë të gjatë, por është argëtues dhe i buzëqeshur.

Ndodhi që ai erdhi për ta parë burrin tim një ditë, para një viti, kur unë isha keq. Ishte ora 9 e mbrëmjes dhe burri im ende nuk ishte kthyer në shtëpi-si zakonisht. Ndihesha e refuzuar.

Një përkëdhelje ngushëlluese u kthye në një puthje. Herën tjetër kur u kthye, ai ishte siguruar që burri im do të ishte jashtë gjithë ditën. Ne përfunduam duke bërë seks.

Ai është i martuar po ashtu, për herë të tretë, por ishte mirë të ndihesha e dëshiruar sërish pas kaq shumë kohësh dhe që atëherë ne bëjmë seks.

Një shoqe e mirë e imja erdhi tek unë për një këshillë javën e kaluar. Ajo më rrëfeu se vajza e saj 23 vjeçare ka një aferë që nga viti i kaluar.

U zbulua që i dashuri i saj është i njëjti person. Provova që ta fshihja shokun që përjetova por nuk mund të prisja që ajo të dilte nga shtëpia që të qaja.

U përballa me të dashurin tim. Ai nuk e mohoi por më tha se nuk kisha të drejta mbi të. I thashë: “Por gruaja jote ka”. Ai shkoi në shtëpi dhe i tregoi asaj për ne.

Ajo u hidhërua me të për një javë por më pas u kthye me të. Unë nuk mund t’i tregoj asaj për vajzën e shoqes time sepse shoqja ime nuk do të ma falte. Nuk mund ta përballoj këtë.

Burri im nuk ka ide se çfarë po ndodhë. Ai madje as nuk e ka vërejtur se jam e mërzitur.

Përgjigja e psikologes:

Çfarë zbulimi tronditës. Kam frikë se buzëqeshja e trishtuar e të dashurit tuaj maskon një zemër të zbrazët. Ju keni të drejtë t'i ktheni shpinën atij - dhe viktimave të tjera të tij.

Në vend të kësaj, fokusohu në jetën dhe martesën tënde. Thuaj burrit tënd se ju jeni aq larg njëri tjetrit dhe më mirë të ndaheni. A është kjo që ai dëshiron? Ai nuk do të mund të vrapojë pas biznesit të tij pas përkrahjen tënde në shtëpi.

A ka ndonjë mënyrë që të të përfshijë edhe ty në jetën e tij të biznesit? A ka mundësi ai që së paku dy mbrëmje në javë të t’i ndajë ty që të bëni diçka interesant?

(Kosova Sot Online)