Çfarë s’duhet t’i thoni kurrë një partneri që e kanë tradhtuar më parë

  • 07 September 2019 - 18:13
Çfarë s’duhet t’i thoni kurrë një partneri që e kanë tradhtuar më parë

Shumë pak gjëra në jetë dhembin aq sa të dhemb të tradhtohesh nga dikush që do dhe beson. Të bën të humbasësh besimin te njerëzit, te vetja. Dhe për më tepër, pasojat mbeten me ty gjatë.

Nëse lidheni me dikë që është tradhtuar më parë, duhet të keni parasysh të mos thoni një nga frazat e mëposhtme, apo një version tyrin. Edhe nëse s’do të mund të tradhtonit, sërish, mund të lëndoni partnerin me sjelljen tuaj, pa e kuptuar.

1. “Po m’i nxjerr mua pasiguritë e tua”

Mos e akuzoni se po ju bën me faj kot, por pyeteni ç’mund të bëni që t’i qëndroni pranë e ta bëni të ndihet më i sigurt në vetvete.

2. “S’është punë për ty”

Nëse ju pyet ku po shkoni apo çfarë do të bëni dhe ju i jepni një përgjigje evazive, përgatituni të merreni në pyetje. Sjelljet në dukje sekretive i rikujtojnë marrëdhëniet e kaluara dhe e bëjnë të ndihen dyshues, edhe pse pa shkak.

3. “Unë jam ndryshe. S’do të të tradhtoja kurrë”

Të gjithë ata që tradhtojnë thonë që s’do tradhtonin kurrë.

4. “Po bëhesh paranojak”

Kur hidhni poshtë ndjenjat e tyre, i bëni të ndihen sikur traumat e kaluara janë faji i tyre. Sidoqoftë, pasi ta risiguroni partnerin tuaj se jeni të përkushtuar, bëni mirë të mos sakrifikoni shoqëri apo aktivitete thjesht sepse ai mund të bëhet merak.

5. “Nuk e bëj më këtë bisedë”

Mos u acaroni dhe mos iu shmangni një bisede të përsëritur sepse thjesht shton dyshimet e tij. Përpiquni të zbuloni ku qëndron vërtet problemi. Mos partneri juaj shqetësohet kur ju dilni me një person specifik? Apo kur vonoheni në punë tre netë rresht? Shkojini në rrënjë problemit.

6. “Duhet të heqësh dorë nga e kaluara”

Që të heqësh dorë nga e kaluara, duhet folur e duhet pranuar. Injorimi i asaj që ndodhi s’i bën mirë askujt.

(Kosova Sot Online)