Ngjarje e vërtetë: Na ndanë ambicjet e prindërve të tij (2)

  • 08 September 2019 - 15:07
Ngjarje e vërtetë: Na ndanë ambicjet e prindërve të tij (2)

Më duhej pushim, e nuk më kujtohej kur së fundit herë kisha një ditë të lirë. Kam shpejtuar dhe po e vështroja jetën time. Asgjë nuk ishte siç unë kam dashur të jetë. Që moti kam hequr dorë prej ëndrrave të mija, krenaria me të cilën e kam kaluar këtë prag. Çfarë ka mbetur nga martesa ime? Kur e kam pasur një darkë vetëm me Lekën? Nuk më kujtohej. Herën e fundit dashuri kemi bërë disa muaj më parë. Po dridhesha nga ky mendim. Ishim të martuar më shumë se pesë vite, e jemi sjellë sikur ishin pesëdhjetë. Midis nesh nuk kishte pasion, nuk kishim kohë për të. Edhe dashuria ishte tërhequr. Ishim të dy të zënë. Puna na ndante. Po endesha pa qetësi. Kurrë nuk kam menduar se do të vija në situatën në të cilën gjendesha.

Natyrisht, shumica e martesave fillon me ëndrra e përfundojnë me shkatërrimin e tyre. Kam dëgjuar kur u hap dera. Erdhi Leka. Tensionimi në mua kishte arritur kulmin. Kisha qëllim që gjithçka të sqaroj atë mbrëmje. Asgjë tjetër në ato momente nuk kishte rëndësi. Kur Leka u fut në dhomë, i vinte era banjë. E pëlqeja. Gjithçka që kam duruar ishte për të. - Zgjuar je - më pyeti kur u afrua. - Po - i thashë qetë. Të kam pritur - ia pranova. - Përse? Pusho. Edhe unë jam aq i lodhur sa që do të fle porsa ta prek jastëkun. - Nuk mundem më kështu - ia thashë. - Çfarë ka tani - më pyeti. Nuk kishte mirëkuptim për mua, për problemet e mija si dhe për gjendjen në të cilën isha. - Që nga dita e parë isha kundër që të jetojmë së bashku me prindërit e tij. - Çfarë të bëjmë - Leka më pyeti. U shtri. U rehatua mirë në shtrat. Unë dhe ai nuk po mendonim në të njëjtën mënyrë. Ai e kishte shikuar si përparësi që jemi me prindërit e tij. Natyrisht, ata prej tij kishin shndërruar një person të varur financiarisht të varur prej tyre, e të gjitha problemet rridhnin nga aty. Po provoja t'i them që të shpërngulemi, por ai ishte djali i mamit, i varur nga prania e tyre. - Duhet të ndërmarrim diçka - i thashë plot zemërim. - Më qetë - më paralajmëroi Leka. Roberti po fle - më tha mezi e dëgjova. Natyrisht, e kishte gjetur përgjigjen e duhur për të mos biseduar me mua. Kurrë asgjë nuk do të ndryshonte. Do ta shkatërroj shëndetin tim, psikikën time, të gjitha, nëse nuk ndërmarr diçka. - Unë nuk po fle. Nuk kam kohë për veten time. Nuk mund të shoqërohem me fëmijët. Nuk mund ta kaloj kohën me ty.

Nuk kemi fundjavë, asnjë ditë të lirë, as kohë të jemi prindër. Nëse vazhdon kështu, unë shkoj - nuk ishte ky kërcënim i zbrazët. Kisha ndërmend të ndërmarr diçka. Mënyra se si me vite jam munduar nuk kishte sukses. Jo vetëm se ishim në zero, por ishim fundosur si partner martesor. - Me siguri se e ke tepër mirë, e nuk e di se çfarë të bësh - tha Leka me zë të qetë. Më lër të fle. Jam i lodhur. Ti thuajse asgjë nuk kupton - më tha dhe ma ktheu shpinën. Për të biseda kishte përfunduar, por edhe për mua. Jam ngritur. Kam shkuar në kuzhinë. Nuk kishte kuptim të mundohem të fle, sepse nuk mundja. Isha aq e mllefosur sa që më shkonte mendja t'i paketoj të gjitha gjërat e mija, të marr djalin dhe të shkoj. Le të shkojnë në dreq të gjithë. Nuk më duhej askush. Dëshiroja që të isha nënë për djalin tim, e kjo dhe do jam. Mënyra e vetme që Leka të kthjellej ishte që ta humbas djalin dhe mua, nëse nuk ndryshon diçka. (vijon)

(Kosova Sot Online)