Roman dashurie: Batica e dashurisë (14)

  • 12 September 2019 - 15:15
Roman dashurie: Batica e dashurisë (14)

Pusho pak", tha Cooper me zërin e tij të ulët, duke m'u afruar te veshi. Në mënyrë instinktive u drodha. Nuk kisha hetuar atë duke u larguar nga dritarja. "Pse?", e pyeta. "Meqë duhet të jesh e pushueshme kur të shkojmë nesër në plazh". Kësaj here, kur buzët e tij u afruan me lëkurën time, nuk reagova fare, edhe pse ndjeva një djegie të thellë, e cila filloi në mes të barkut tim, duke u shpërndarë më pas, derisa më kaploi të tërën. "Kam punuar edhe kur kam fjetur shumë më pak", iu përgjigja, duke i hapur sytë. "Jo me mua, Wills. Nuk dua të të lë që të dështosh". Unë i ngreha hundët, jo se pata nevojë, por në shenjë nervozizmi."Ti do të paguhesh, pa marrë parasysh sa keq do të performoj unë". "Kush i përmendi paratë, këtu?", pyeti ai. Më pas u ul në karrigen e tij më larg nga unë dhe përsëri mbretëroi heshtja. *** Avioni u lëshua në Havai tri orë më pas. Derisa shkonim për të marrë valixhet, derisa Miller ishte disa hapa më tej, i thashë Cooperit, duke bërë shaka: "Çka? Nuk ka lule"? Ai më shikoi me një shikim, i cili rrezatonte arrogancë.

"Nuk e ke idenë se sa do të doja sikur të kishte, Wills". E hodha shikimin në dyshemenë që ishte e lustruar dhe e pastruar, me qëllim që t'i merrja gjësendet e mia. "Për të të sjellë lule duhet të paguash", tha ai, duke bërë me dorë kah një njeri, i cili mbante lule në dorë dhe një shenjë ku shkruante "shiten". "Kaq sa i përket mirëpritjes". "Nëse dëshiron, mund të ta dhuroj një lule havaiane". "Jam i sigurt se do ta bësh këtë", pëshpërit duke ia lëshuar udhën, në mënyrë që ai të ecte i pari. E, sa i përket Millerit, ai ishte i tëri i dhënë pas punës, me atë shikimin e tij të mprehtë, duke analizuar të gjithë ata që më shikonin. Morëm çantat tona pa na rënë në tokë as edhe një celular, apo fotoaparat, a kamerë. Më erdhi shumë mirë për këtë. Miller shkoi te një kiosk, për ta huazuar një automobil për ne. Një valë e ngrohtë e ajrit ma goditi fytyrën dhe unë u kollita. Afër meje, Cooper nxori celularin duke lëmuar ekranin e ndjeshëm në prekje. Ai ende nuk më kishte treguar se çka kishte ndodhur në Los Anxheles, por ishte i gatshëm ta bënte këtë gjatë disa javëve të ardhshme. E unë, çka do të thosha? Barku mu rrotullua. Duhej ta pastroja ajrin midis nesh dhe më duhej që këtë ta bëja menjëherë. "Cooper", fillova dhe ai ngriti pak faqen e tij.

"Shiko, unë..." "Nuk mendoj se do të jetë ashtu si je mësuar ti", tha Miller me zë të lartë nga prapa nesh. U ktheva, duke larguar frustrimin tim për shkak se më kishte ndërprerë, derisa truproja hodhi lart një palë çelësash. "Është një moped, apo jo?", tha Cooper, duke buzëqeshur në mënyrën më të sinqertë deri më tani. Unë nuk kuptoja këto muhabete veturash, prandaj as nuk përzihesha fare. Sikur migrena që ishte duke lindur ngadalë në qendër të kokës sime, sikur prindërit që nuk më kanë thirrur ende, sikur paratë që do të depozitohen në llogarinë time pas disa ditësh dhe faktit që më pëlqente Cooper nuk kisha rrugëdalje pa ia thënë atij këtë së shpejti. (vijon)

(Kosova Sot Online)