Ngjarje e vërtetë: Shumë rrezikova, por edhe fitova (8)

  • 14 September 2019 - 14:58
Ngjarje e vërtetë: Shumë rrezikova, por edhe fitova (8)

Falë Zotit, e kemi shtyrë edhe këtë pranverë! Shi, diell, e përsëri shi, përsëri diell… gjithçka zgjohet dhe natyra ndryshon, e ti e di se si këto ndryshime ndikojnë në babain tënd. Te ai zgjohet vetëm nervozizmi. Alo, Diana, a më dëgjon - më bërtiti aq shumë me zë nëna sa që edhe telefonin e kam hedhur.

- Po të dëgjoj nënë, natyrisht se po dëgjoj, por ju të dy nuk po më dëgjoni mua. Mirë ju kam propozuar që të vini këtu. Klima është e thatë e pranvera e butë, por ju jeni kokëfortë - po bëja me dorë thuajse nëna mund të më shihte përtej telefonit. - E, sa tinëzare je. Vetëm të vijmë dhe të shikojmë në ujin e ftohtë! Dua të rrezitem, të marr ngjyrë … - E pse pra nuk po vini - e pyeta. - Për këtë arsye edhe të kam thirr: babi dhe unë do të vinim kah fundi i majit, e deri kur do të rrimë, këtë ende nuk e di - buzëqeshi nëna. - Po kjo është për njëzet ditë! Super, po shkoj t'ju tregoj fëmijëve.

Sa do të gëzohen ata! Puthe babin për mua dhe shihemi - e mbylla telefonin, e porsa jam kthyer fëmijët ishin prapa meje. - A po na vijnë gjyshi dhe gjyshja - ishin kureshtar. - Po, po vijnë që të dy. E si jemi marrë ne vesh? E dini se nuk është e hijshme ta dëgjoni bisedën e të tjerëve, apo jo? Po qëndroja me duart lidhur e më pas me zemërim po kërcitja me këmbë në tokë, por kur e vërejta se u frikësuan, edhe unë ia plasa të qeshurave. - Do t'ju ha! Kam ngritur duart, e ata të lumtur po vraponin nëpër shtëpi.

E kam ditur se më shumë se vrapimi dhe fshehja nëpër shtëpi nuk pëlqejnë gjë tjetër, e pasi jetonim bashkë, gjithçka bëja sipas dëshirës së tyre. Besimi kishte katër, e Iliri tri vjet. - Ku jeni - po thërrisja nga pragu i derës, e më pas në kopsht u shfaq burri im Muharremi. - Nuk guxoj të them ku janë - tha me zë të lartë dhe shikonte përtej murit, e më pas më kapi për beli më ofroi nga vetja. - Po dëgjoj se po prindërit e tu - më shikoi dhe ma ngriti njërën vetull. - Po, kah fundi i muajit. Sa më vjen mirë, nuk i kam parë që nga vera e kaluar. - Hmmm… Gjyshi dhe gjyshja… - përsëri e ngriti vetullën. E dija çfarë kishte ndërmend. I pëlqente ata, sikurse ata që e donin atë, por jo gjithmonë ishte ashtu.

Treni gjithë natën po shpejtonte duke lënë pas vetes kilometra të kaluara. Të rrahurat e tij dhe tingulli që ofronte sa herë që futej në ndonjë tunel nuk më linin të flija, por se nuk ishte treni fajtor për përgjumësinë time. Daja Veli nuk po mund të flinte, duhej të lexonte diçka kështu që drita në kupenë e trenit ishte ndezur, por së paku ai ishte i heshtur, për dallim nga gruaja e tij. - Ja çfarë është rinia, tha thellësisht zonja Hana me zë. - Ata dy po dremiten e unë po qëndroj si në gjilpërë.

Kur të mendoj se në çfarë po kalojmë dhe si kjo hekurudhë nuk është aq e sigurt, floku po më ngrihet në qiell - tha ajo. "O Zot, çfarë bufi i keq", po mendoja, e ajo, thuajse e dinte se më kishte kapur gjumi, çdo dhjetë minuta kam deklaruar diçka ngjashëm, vetëm se nuk mundem të fle. - Kemi bërë gjënë e duhur të Dianën e kemi marrë me vete. Ideja ishte e përbashkët, por ti je më meritori për gjithçka - po e godiste nëpër dorë derisa po buzëqeshte me zë. Vajza e vëllait që ishte ulur pranë meje, i kishte rrudhur krahët dhe i kishte mbyllur sytë. Unë pos se e kisha timen, ne në fakt ishim mike shumë të mira. (vijon) Falë Zotit, e kemi shtyrë edhe këtë pranverë! Shi, diell, e përsëri shi, përsëri diell… gjithçka zgjohet dhe natyra ndryshon, e ti e di se si këto ndryshime ndikojnë në babain tënd.

Te ai zgjohet vetëm nervozizmi. Alo, Diana, a më dëgjon - më bërtiti aq shumë me zë nëna sa që edhe telefonin e kam hedhur. - Po të dëgjoj nënë, natyrisht se po dëgjoj, por ju të dy nuk po më dëgjoni mua. Mirë ju kam propozuar që të vini këtu. Klima është e thatë e pranvera e butë, por ju jeni kokëfortë - po bëja me dorë thuajse nëna mund të më shihte përtej telefonit. - E, sa tinëzare je. Vetëm të vijmë dhe të shikojmë në ujin e ftohtë! Dua të rrezitem, të marr ngjyrë … - E pse pra nuk po vini - e pyeta. - Për këtë arsye edhe të kam thirr: babi dhe unë do të vinim kah fundi i majit, e deri kur do të rrimë, këtë ende nuk e di - buzëqeshi nëna.

- Po kjo është për njëzet ditë! Super, po shkoj t'ju tregoj fëmijëve. Sa do të gëzohen ata! Puthe babin për mua dhe shihemi - e mbylla telefonin, e porsa jam kthyer fëmijët ishin prapa meje. - A po na vijnë gjyshi dhe gjyshja - ishin kureshtar. - Po, po vijnë që të dy. E si jemi marrë ne vesh? E dini se nuk është e hijshme ta dëgjoni bisedën e të tjerëve, apo jo? Po qëndroja me duart lidhur e më pas me zemërim po kërcitja me këmbë në tokë, por kur e vërejta se u frikësuan, edhe unë ia plasa të qeshurave. - Do t'ju ha! Kam ngritur duart, e ata të lumtur po vraponin nëpër shtëpi.

E kam ditur se më shumë se vrapimi dhe fshehja nëpër shtëpi nuk pëlqejnë gjë tjetër, e pasi jetonim bashkë, gjithçka bëja sipas dëshirës së tyre. Besimi kishte katër, e Iliri tri vjet. - Ku jeni - po thërrisja nga pragu i derës, e më pas në kopsht u shfaq burri im Muharremi. - Nuk guxoj të them ku janë - tha me zë të lartë dhe shikonte përtej murit, e më pas më kapi për beli më ofroi nga vetja. - Po dëgjoj se po prindërit e tu - më shikoi dhe ma ngriti njërën vetull. - Po, kah fundi i muajit. Sa më vjen mirë, nuk i kam parë që nga vera e kaluar. - Hmmm… Gjyshi dhe gjyshja… - përsëri e ngriti vetullën. E dija çfarë kishte ndërmend. I pëlqente ata, sikurse ata që e donin atë, por jo gjithmonë ishte ashtu.

Treni gjithë natën po shpejtonte duke lënë pas vetes kilometra të kaluara. Të rrahurat e tij dhe tingulli që ofronte sa herë që futej në ndonjë tunel nuk më linin të flija, por se nuk ishte treni fajtor për përgjumësinë time. Daja Veli nuk po mund të flinte, duhej të lexonte diçka kështu që drita në kupenë e trenit ishte ndezur, por së paku ai ishte i heshtur, për dallim nga gruaja e tij. - Ja çfarë është rinia, tha thellësisht zonja Hana me zë. - Ata dy po dremiten e unë po qëndroj si në gjilpërë.

Kur të mendoj se në çfarë po kalojmë dhe si kjo hekurudhë nuk është aq e sigurt, floku po më ngrihet në qiell - tha ajo. "O Zot, çfarë bufi i keq", po mendoja, e ajo, thuajse e dinte se më kishte kapur gjumi, çdo dhjetë minuta kam deklaruar diçka ngjashëm, vetëm se nuk mundem të fle. - Kemi bërë gjënë e duhur të Dianën e kemi marrë me vete. Ideja ishte e përbashkët, por ti je më meritori për gjithçka - po e godiste nëpër dorë derisa po buzëqeshte me zë. Vajza e vëllait që ishte ulur pranë meje, i kishte rrudhur krahët dhe i kishte mbyllur sytë. Unë pos se e kisha timen, ne në fakt ishim mike shumë të mira. (vijon)

(Kosova Sot Online)