Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (21)

  • 19 September 2019 - 16:06
Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (21)

- Edhe unë të kam dashur dikur, por kohët ndryshojnë. - A dëshiron përsëri ta tregojmë historinë e vjetër - e uli zërin.. -Jo. - Atëherë mi jep çelësat. - Pse, çfarë të duhen? - Po shkoj në banesë ta kërkoj vajzën. Që të dy heshtën duke u shikuar drejt e në sy. E kishte ditur se Roman-i nuk do të shkonte derisa të përfundojë puna, prandaj nxori çelësat nga xhepi dhe i vendosi mbi banak. Roman-i i ka marrë dhe ishte nisur në kat. Kur kishte hapur derën e dhomës së parë, mori frymë thellë.



Këtu kam kaluar momentet më të lumtura të jetës time, mendoi vetë me vete. Por, nga vajza nuk kishte asnjë gjurmë. Por, ishte i bindur se vajza po fshihej, sikurse Catherine. - Do ta gjej Catherine! Përse nuk ma lehtëson? Vetëm dua të bindem se është mirë. Mund të qëndrojë te ti derisa Joe nuk t'i kontrollojë marrëdhëniet në familjen e saj. Catherine nuk i besonte. - Për çfarë e ke fjalën? - Mirë.

Bëj si të duash! Do të vi përsëri. - Sa po gëzohem - iu theksuar të buzëqeshurat. A do të thotë kjo se nuk do gjellë? Roman-i e kishte se Catherine po tenton ta hiqte qafe sa më parë, por nuk kishte dashur t'ia lehtësonte. - Natyrisht se dua, ma sjell. Kohë të gjatë nuk ia kishte sjellë. - Përse mbete kaq gjatë? A ke pjekur peshk? Duke mos kushtuar vëmendje tonit të tij qesharak, po shikonte drejt derës së hyrjes, dhe me lumturi ka bërtitur: - Ja Patrick-u - ishte nisur në takim me mikun. - Do të sjell birrë - i kishte thënë. Vëllezërit janë ulur të heshtur në tavolinë. Catherine kishte sjellë birrë, dhe kishte shkuar t'ju shërbejë mysafirëve të tjerë. - Dukesh mirë - i tha Roman-i Patrick-ut. - Kështu është kur je i dashuruar. Është momenti i fundit që edhe ti të provosh - me kokë bënte drejt Catherine-s. - Çfarë thua? - Mision i pamundur - iu përgjigj Roman-i. - Si janë prindërit tanë? - Po ju mungon. - Ashtu siç ju mungojnë Rayan, Shon dhe Mike? - Pikërisht ashtu.

Në dy dekadat e fundit kanë vuajtur shumë. Çfarë mendon, përse nëna dhe babi janë grindur aq shumë? - Nuk e kam idenë, kurrë nuk kam menduar rreth kësaj. A i ke pyetur vëllezërit tanë nëse ndiejnë keqardhje për prindërit? - Nuk i kam pyetur, por më duket se janë të kuptueshëm -iu përgjigj Roman-i. - Nëna e di se ishin në martesën tënde. Edhe ajo kishte dëshirë të vinte, por babai nuk e kishte lejuar. Vizitoi. Takimi i parë me siguri se nuk do të jetë i mirë, por më pas do të jetë më lehtë. Thuaja këtë edhe të tjerëve. - Mos t'ia fillojmë, më thuaj çfarë kërkon këtu? - Erdha me punë. Roman-i i kishte treguar se Catherine po fshihte vajzën e mitur, e cila kishte ikur nga shtëpia, e më pas e kishte pyetur: - A e ke parë? - Me aq sa di, Catherine vetëm po shërben mysafirët. - Dhe të dish diçka, nuk do ma thoshe, apo jo? Përsëri heshtën.

Roman-i kishte dashur të shkonte, i dhimbte pse ishte larguar kaq shumë prej Patrick-ut. - Mes të tjerash - iu përgjigj Patrick - prej kur ideja që ta vëzhgosh Catherine-n? Midis jush kishte kaq shumë. Herën tjetër dërgo dikë tjetër. - Kjo është puna ime. Kam dashur të bindem se vajza është mirë. Është për keqardhje se Catherine është e përfshirë. - Ndoshta prindërit e vajzës nuk janë më të mirë se tanët - qeshi me hidhërim Patrick. - Nuk ke menduar se ai fëmijë më mirë e ka me Catherine-n? Roman-i mori frymë thellë. - Nuk mundem të gjykoj, sepse nuk i di rrethanat. Mendoj se më mirë është të nisem. Por të lutem, më lajmëro nëse e sheh vajzën. (vijon)

(Kosova Sot Online)