Shumë rrezikova, lidhja e pashkëputur por edhe fitova (14)

  • 20 September 2019 - 15:02
Shumë rrezikova, lidhja e pashkëputur por edhe fitova (14)

Babai po ulërinte në dëgjuese, më kujtohet se si ka thënë se nuk do ta bënte gjithë atë rrugë vetëm pse na kishin mbetur tre ditë të pushimit tonë, por se kur të kthehem më duhej t'i shpjegoja të gjitha.

E çfarë njeriu mund të bëjë pre tri ditë… ditën tjetër i kam shpjeguar Muharremit gjithçka rreth "suitës së kujdesshme", e një ditë më pas ishim në shtëpinë e tij, e kur shoqëria ime kishte marrë rrugën për në shtëpi, prindërit e mi erdhën në qytezën tonë në det. E kanë ditur ku jam.

Pasi gjithë asaj që kisha bërë, ishte marrëzi t'i lejoja të më kërkojnë përmes policisë. Mirëpo, nuk dëshiroja ta shqetësoja mashkullin tim. Kam ndjerë se s ai ishte i duhuri, se vendi im ishte pranë tij dhe asgjë nuk mundej të ma turbullonte vendimin që të rrija vetëm me të. - Ai është më i moshuar.

Ti je e re dhe nuk ia ke idenë për jetën. Vajzat e mira nuk i dorëzohen dikujt të huaj si ai dhe nuk martohen pas vetëm tri ditë njohje. Nuk ia vlen të vrapohet drejt armës, kjo ta thyen kokën, kujtoje. Nuk do të jesh e vetmja në jetën e tij, këtu ka shumë vajza të bukura.

Është më i vjetër, ty të duhet një moshatar yti. Është më i edukuar, e ti nuk e ke as shkollën e mesme. Edhe ai mentaliteti i tij është më ndryshe se yni… - Më as nuk më kujtohet se çfarë më kishin thënë prindërit për të më bindur që të heq dorë nga Muharremi dhe të kthehem me ta në kryeqytet.

Ajo që është më e keqja, kanë folur gjithçka kundër tij dhe meje, e kjo nuk kishte ngritur te unë kureshtjen. Kur janë kthyer në shtëpi pa mua, babai po fyente, e nëna po derdhte lot në dëgjuesen e telefonit. A duhej kjo të ishte e rëndësishme? Nuk e di. Ndoshta isha tepër e re dhe tepër e dashuruar që në përqafimin e Muharremit të mendoja rreth vuajtjeve të prindërve të mi.

Ndoshta isha vetjake por e dashuroja shumë dhe kisha të drejtë për lumturinë time. Prej tyre kam pritur të më kuptojnë dhe të më përkrahin në gjithë këtë. Nuk më kanë përkrahur, por se ne ishim larguar nga njëri-tjetri, kishim ndaluar komunikimin. Edhe për mua edhe për ta kjo ishte periudhë e vështirë kohore.

Tani edhe atyre u vinte keq se nuk ishin në martesën time. Erdhi vetëm Fesitmi, i cili më kuptonte mirë dhe mendoj se që në takimin e parë Muharremi i kishte pëlqyer atij. Prindërit kishin planifikuar atë ta martojnë së pari, e më pas, së paku në kokën e tyre, fati im ka turbulluar fatin e tij.

Për fat të mirë, ai nuk kishte menduar ashtu. Kur vitin tjetër lindi Blerina, Festimi në mënyrë bukëvale i kishte futur në veturë dhe i kishte sjellë të shikojnë lumturinë e vërtetë, e kur edhe Iliri e kishte parë botën, nuk kishte kaluar ditë e që nuk më kishin thirr. Natyrisht, ia kishin falë Muharremit që më kishte martuar kaq të re dhe janë kaq krenar me mbesat e tyre, me dhëndrin mjek, se e preferuara e tyre ishte rehatuar në martesë dhe se kanë ku të rrinë kur të shkojnë në det.

Festimi dhe Diellza kanë dalë edhe pak, e më pas ai ka dashur një ndryshim dhe ka gjetur një të dashur të re. Unë vetëm mundem t'i falënderoj prindërit e saj dhe atë që më kishin marrë në det, ato akullore që i kam ngrënë dhe faktin se isha sëmurë dhe që të gjitha këto më kishin dërguar në dyert e Muharremit.

Dhe, askush nuk mundet të më bindë se fatin nuk duhet kërkuar. Nëse fati është yni, ai na gjen vetë, madje atëherë kur më së paku e presim dhe shpresojmë. FUND Nga nesër mund ta lexoni rrëfimin tjetër, të bazuar në ngjarje të vërtetë. "E desha pa asnjë kusht" (vijon)

(Kosova Sot Online)