Nuk dua një të dashur, por një mik të mirë!

  • 21 shtator 2019 - 09:37
Nuk dua një të dashur, por një mik të mirë!

Femrat nuk kërkojnë bukurinë nga një mashkull, kërkojnë bashkëpunim, atë lidhje shikimesh, atë tërheqje fizike, që nuk mund ta shpjegosh, por që të turbullon ndjenjat. Femrat nuk tërhiqen fizikisht, ato tërhiqen nga mënyra e të menduarit të një mashkulli, nga gjërat që kanë të përbashkëta, gjërat që ai nuk mund t’i lexojë në fytyrën e tyre, nga mënyra se si ai e shikon.

Femrat e vërteta nuk vënë re makinën që ai nget, por elegancën me të cilën flet, parfumin që përdor, shprehjen e fytyrës që ka kur e dëgjon dhe sidomos gjestet e vogla, të cilat shumë meshkuj të tjerë nuk i bëjnë. Një femër nuk kërkon vetëm një të fejuar, kërkon atë që nuk e ka pasur kurrë, kërkon mbështetje, dashuri, pasion dhe miqësi. Miqësia është një lidhje e veçantë, ka gjëra që vetëm miqtë më të mirë mund t’i kuptojnë! Shumë shpesh nga një miqësi mund të lindë diçka më shumë, në disa raste edhe një dashuri e madhe. Çiftet e lidhura kështu, kanë një gjë më shumë, sepse lidhja e tyre është më e fortë nga të tjera dhe lidhja që kanë forcuar përgjatë viteve i ndihmon të ruajnë të fortë edhe dashurinë.

Një tjetër përfitim i të qenit mik me partnerin është se partnerët njihen deri në detaje dhe dinë të ruajnë një marrëdhënie të qëndrueshme, të destinuar të zgjasë për gjithë jetën.

E njihni shumë mirë njëri-tjetrin

Arsyeja thelbësore është se miqësia që ju bashkonte para dashurisë, ju ka lejuar që të njihni thellësisht njëri-tjetrin. Bashkëshorti juaj i ardhshëm është në njëfarë kuptimi pjesë e jetës suaj, njeh familjen tuaj, miqtë dhe sidomos juve: e di kur jeni e trishtuar dhe pikërisht sepse e di se çfarë ju bën të lumtur, arrin t’ju dhurojë buzëqeshje.

E di të kaluarën tuaj

Nuk do të ketë sekrete mes jush, e njihni njëri-tjetrin shumë mirë… Edhe pse ka disa gjëra të jetës sentimentale, që është gjithmonë mirë të mos ia tregoni partnerit!

Keni besim absolut

E njihni kaq mirë njëri-tjetrin, saqë keni jetuar së bashku shumë momente të rëndësishme, ato përvoja që ndahen zakonisht me miqtë dhe që ju lejojnë të keni besim reciprok. Keni sigurinë se mund të mbështeteni te njëri-tjetri, që është një nga gjërat më të rëndësishme në një martesë.

Dini të argëtoheni së bashku

Marrëdhënia me miqtë është gjithmonë e ndryshme nga ajo me partnerin, por në këtë rast, jo edhe aq, sepse nëse partneri juaj është edhe miku juaj, rezultati është shumë i kënaqshëm.