Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (23)

  • 21 September 2019 - 16:17
Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (23)

- A do të kthehet ai njeri - e brengosur ka pyetur Moira. - Dyshoj, por me të kurrë nuk e di ku je. Shpirt, duhet të ma thuash pse ke shkuar nga shtëpia. Ndryshe nuk mundem të ndihmoj. - Më vjen keq, nuk mundem të ta them. Kjo do të prishte gjithçka. - Çfarë do të shkatërrosh? Çfarë të kanë bërë prindërit? - Nuk është fjala se çfarë të kanë bërë, por çfarë do të më bëjnë. - Nuk po kuptoj.

- Kanë dashur të më përzënë nga shtëpi - ka thënë Moitra, e unë vetëm se jua kam lehtësuar punën. Para se Catherine ia kishte dale të hapte gojën, Catherine ia kishte mbathur. Catherine kishte vrapuar pas saj, por nuk e kishte gjetur, deri te dera kishte tërhequr karrigen dhe drita kishte depërtuar jashtë. Kishte dashur t'i tregojë shtëpinë Moira-s, në të cilën gjithmonë mundet të kthehej. Roman-i i ishte kthyer në zyrë ku në karrige, po e priste John Saton. - Si është vajza? - Nuk e kam parë. - Cfarë po ndodh me ty - u befasua Jo.

- Nuk ngjason në ty që të dorëzohesh. - Nuk jam dorëzuar, vetëm se jam në një qorrsokak. - Si ashtu? - Catherine nuk kishte dashur të pranonte se vajza ishte te ajo. Nuk dëshiron të ma lejojë derisa të jetë e sigurt rreth asaj se çfarë ndodh rreth asaj dhe pse ka ikur. A ke kuptuar ti diçka? - Kam bërë disa pyetje në fqinjësi dhe në shkollë. Vajza vjen nga familje e ngritur. Nënën e kishte profesoreshë, ndërsa që I ati ishte fizikan i njohur. Thonë se vajza e tyre është një gjeni, dhe se kishte "tejkaluar" disa klasë.

- Me siguri është e tillë sepse e ruajnë shumë, derisa Catherine po e ndihmon. - Përse je kaq nervoz kur e përmend Catherine-n? që moti e kam vërejtur këtë. - Ah, ky është tregim i vjetër. - Nuk ma ke thënë që je në lidhje me të. - Çfarë do të ndryshonte kjo? Kjo i takon të së kaluarës. A do të shkojmë te Moira? - Kam menduar për këtë - tha Joe.

- Do të duhej t'i thërrisja prindërit e saj dhe t'jua them se e kemi gjetur. Roman-i kishte ndjerë se Joe kishte ndryshuar mendje. - Por, nuk do ta bësh këtë? - Nuk do ta bëj. Fëmijët e mençur nuk ikin nga shtëpia pa asnjë arsye. Dua ta kuptoj se çfarë fshihet prapa kësaj. Të gjithë dëshironim që fëmija të jetë në vend të sigurt. Kush na garanton këtë, nëse e kthejmë në shtëpi, se ajo nuk do të ikë përsëri? Ti duhet t'i ofrohesh asaj dhe për çdo ditë ta vizitojë Catherine-n. - Kur kjo të përfundojë, më ke borxh një drekë - po buzëqeshte Roman-i.

- Një gjellë te Catherine - po thoshte Joe. - Oh të lutem, Joe, midis Catherine dhe meje që moti nuk ka gjë. Ditëve të ardhshme Roman-i rregullisht kishte ardhur para dite, pasdite dhe në mbrëmje duke sjellë Catherine-n në çmendinë. Kurrë nuk e dinte se kur do të ndodhte diçka. Për momentin ai ishte ulur në banak. - Ndoshta dëshiron të zhvendosesh te unë? Sa shumë kohë kalon këtu, po mendoj ta shkruaj qiranë, sepse gjithmonë porosit ujë dhe me orë të tëra duke ua zënë vendin klientëve më të mirë.

- Lehtë mund të më heqësh qafe nëse më lë të flas me Moira-n. - Po mundohesh kot. Moira gjatë ditës ishte me vajzën e Retinit, Lesli,bashkë po ruanin fëmijët në fqinjësi. - Catherine, mendo rreth asaj se vajza ka vetëm trembëdhjetë vjeç dhe se familja e saj ende nuk di gjë për të. - Çfarë familje është ajo nga e cila iu desh të ikte? - Fëmijët shpesh janë impulsiv, bëjnë diçka që nganjëherë do të vajtojnë gjithë jetën më pas. -

Moira nuk është e tillë, ajo është shumë e mençur. Ty dhe Joe tash e një javë po na tërheqin për hunde. - Dikush po i ndihmon në këtë, apo jo? Më duhet ta lejosh ... - Pasi që shkathtësinë tënde ndaj komunikimit e njoh mirë, mendoj se e ka më mire nëse nuk të takon. - Më vjen keq - e tha me qetësi. - Nuk do ta lëndoja, sikurse as ty nuk kam dashur. Vetëm kam provuar të mbroj... (vijon)

(Kosova Sot Online)