Ngjarje e vërtetë: E desha pa asnjë kusht (2)

  • 22 September 2019 - 15:11
Ngjarje e vërtetë: E desha pa asnjë kusht (2)

Më ka rritur me dorë të fortë, por me qëllimet më të mira dhe me shumë dashuri dhe kujdes. Midis të mirave të tjera që më kanë ndodhur, aty ishte edhe dashuria për punë që edhe mua, si dhe asaj, ishte bërë thirrja e jetës. Pos këtyre dallimeve familje dhe shoqërore, midis Kaltrinës dhe meje kishte shumë dallime tjera që shoqërimin tonë e kishin bërë edhe më të fshehtë për shumicën e atyre që na kishin njohur.

Kaltrina ishte e gëzuar, komunikuese, e zëshme, imponuese, gjithmonë në kërkim të aksionit, derisa unë isha e qetë, e heshtur, e tërhequr dhe e vetëpërmbajtur. Ajo ishte e ulët, por shumë e fortë dhe po rrezatonte me hijeshinë e saj që për meshkujt ishte e pamjaftueshme.

Po mikja ime gjithmonë në kërkim të dashurisë dhe gjithmonë ishte e palumtur me dashurinë. Në fakt, meshkujt ishin të tërhequr, ishin të pushtuar shumë shpejtë me energjinë e saj, e shumica, jam e sigurt, kishin frikë nga pasioni dhe fuqia e saj. Edhe pse nuk kisha ndonjë përvojë të madhe, disa herë i kam thënë se duhet të lëshojë pe se duhet të mësojë ta kontrollojë temperamentin e saj bombastik, në diçka që ajo përgjigjej me zhurmë se nuk do ta bënte kurrë, sepse sipas saj, të dobëtit asaj nuk i nevojiteshin.

Unë në fakt kurrë nuk isha në kërkim të dashurisë dhe kurrë nuk isha e dashuruar. E vërteta është se isha në disa lidhje të shkurta dhe lidhje sipërfaqësor që kishin pak dashuri, por se i kam ndërprerë me lehtësi për të mos mu kujtuar kurrë. Kaltrina nuk ju ka besuar as fjalëve të mia më të sinqerta, me të cilat po mundohesha t'ia shpjegoj se dashuria e sinqertë, për sa më përket mua, janë dhuratë që të rrallë janë ata që e meritojnë, dhe se unë nuk isha e sigurt nëse gjendem në atë rreth të personave të zgjedhur.

Kam vendosur të pres që të ndodhë dashuria e duhur, e jo të mundohem duke e kërkuar atë, e cila në fund do të më sjell vetë, zbrazëti emocionale. E nëse edhe nuk ndodh, nuk e kam fare problem që gjithmonë të jam e ndarë, pa çiftin tim, sepse më e mirë është vetmia se sa ndjenjat e rrejshme. Derisa e thosha këtë, Kaltrina më ka vështruar thuajse isha e çmendur.

Si një mike e vërtetë po provonte të pranonte qëndrimet e mija, por se kurrë nuk ishte dorëzuar që të më shtynte në përqafimin e ndonjë mashkullit sa herë e shikonte ndonjë mundësi të mirë. Krahas kësaj, ajo çmendej nga fakti se mua më vardiseshin shumë meshkujt. Ai fakt për mua nuk ishte e këndshme, por meshkujt jo gjithmonë përcaktohen për femrat që shprehin interesim. Shembulli më i mirë ishte Sinani, i famshëm dhe shumë i bukur, me famën se kishte thyer shumë zemra të femrave të bukura. - Po ta përsëris për të njëqindtën herë se mundi i atij mjekut më t dashur që të më shtyj të dal me të është vetëm një trofe më shumë.

Çfarë mundet të dalë mirë nga e gjithë kjo - përnjëherë isha e lodhur nga kjo bisedë që ishte vetëm një reprizë e bisedave të shumta që kishim bërë më herët. - Tung, a është kush në shtëpi - Kaltrina po bënte me gishtin tregues në ballin tim dhe përnjëherë kishte filluar të merrte pozën e fortë si një mësuese, duke më dhënë leksione: - Ma thuaj, çfarë do të kishte më mire se me një mashkull të hijshëm, plus që është mjek, me një perspektivë të lartë? Epo për shembull, mund të ndodh të argëtohesh shumë, që të kënaqesh pak në seks, të dashuroheni, e kush e di. (vijon)

(Kosova Sot Online)