Këto janë shenjat që tregojnë se jeni duke rënë në dashuri

  • 25 September 2019 - 08:25
Këto janë shenjat që tregojnë se jeni duke rënë në dashuri

Sipas shkencës, nëse jeni të stresuar dhe duke bërë ushtrime, atëherë ju mund të jeni duke rënë në dashuri.

Të dini se jeni në dashuri përjetohet ndryshe nga të gjithë. Disa kanë qenë në dashuri më shpesh dhe e dinë ndjenjën e të qenit në dashuri, ndërsa të tjerët nuk e kanë përjetuar asnjëherë dhe mund të mos e dinë se çfarë janë duke përjetuar.

Fatmirësisht, trupi juaj ka disa shenja të fshehta që tregon se a jeni duke përjetuar vetëm një fazë, apo është diçka më shumë, raporton “The Indepedent”. 

Sido që të jetë, këtu i gjeni disa nga shenjat që tregojnë se ju mund të jeni duke rënë në dashuri.

Ju nuk mund të ndaloni së shikuari atë.

Kontakti me sy, tregon se jeni të fiksuar dhe të dashuruar me partnerin/partneren tuaj.

Ndjeheni si në ajër apo sikur jeni duke fluturuar

Është shumë normale të ndjeheni kështu, kur dashuroheni me dikë. Disa hulumtime kanë treguar se truri i një personi të dashuruar është i njëjtë sikur me një person që ka marr kokainë. Mund ta falenderoni dopaminën (hormoni i lumturisë) që lirohet në të dyja rastet.

Ju gjithmonë jeni duke menduar për ata

Nëse e doni dikë, ju nuk mund ta largoni nga mendja. Kjo sepse truri liron një hormon të quajtur “phenylethylamine” apo ndryshe të quajtur droga e dashurisë. Ky hormon krijon pasionin me partnerin tuaj.

Dëshironi që partneri/partnerja të jetë gjithmonë i/e lumtur

Dashuria është barazi, por kur jeni në dashuri me dikë, lumturia e tyre bëhet tejet e rëndësishme për ju.

Keni qenë të stresuar kohët e fundit

Edhe pse dashuria lidhet me ndjenjën e dashurisë dhe ngrohtësisë, gjithashtu mund të jetë edhe një burim i madh i stresit. Kur jeni në dashuri, truri juaj prodhon edhe hormonin e stresit.

(Kosova Sot Online)