Këshilla për seksin që do të doja të m’i kishin dhënë më parë

  • 27 September 2019 - 17:40
Këshilla për seksin që do të doja të m’i kishin dhënë më parë

Me kalimin e kohës, me shtimin e përvojave, seksi përmirësohet dhe rafinohet. Ca gjëra duan punë dhe nuk mund t’i bësh me mjeshtëri që në fillim. Për fat të keq. Sidoqoftë, nëse jeni në fillimet tuaja, mund t’ju vlejnë ca këshilla nga ato me më shumë përvojë.

1. Masturbohuni në sy të partnerit, që ai të shohë dhe të kuptojë se çfarë ju pëlqen.

2. Bëni seks me më shumë se një njeri, që të mos ndrydhni emocionet normale dhe të eksploroni aq sa ndiheni rehat të eksploroni.

3. Mos pyesni vazhdimisht veten ç’i pëlqen atij. Prioritet duhet të ketë kënaqësia juaj.

4. Mos e konsideroni pornografinë si guidë.

5. Mos u ndjeni keq nëse nuk kaloni dot në orgazëm pa ndihmën e një lodre seksi.

6. Luani me thithkat gjatë seksit për të kaluar në orgazëm.

7. Lubrifikanti të shpëton kurdoherë.

8. Nëse nevojitet të mos lëvizni dhe të fokusoheni për të kaluar në orgazëm, atëherë mos lëvizni dhe fokusohuni.

9. Mos u ndjeni në siklet për asnjë pyetje a diçka të re që doni të provoni me partnerin. Komunikimi është vërtet themeli i një marrëdhënieje të shëndetshme.

10. Mos e vrisni mendjen për mënyrën si dukeni gjatë seksit. S’ka aspak rëndësi.

(Kosova Sot Online)