Ngjarje e vërtetë: Më tradhtonte sa herë i jepej mundësia (3)

  • 30 September 2019 - 15:12
Ngjarje e vërtetë: Më tradhtonte sa herë i jepej mundësia (3)

E kam kafshuar buzën. M'u desh kohë që të qetësohem dhe të mos bëj ndonjë marrëzi, që të mos e lëshoj sikurse kam bërë deri më tani. Do ta përgjëroja dhe do ta lusja që të qëndronte me mua atë mbrëmje, por e dija se ai këtë nuk do ta bënte. - Nuk e kam - thashë sa më qetë që kam mundur. Në mua gjithçka po ndizej. Situata në të cilën gjendesha, për mua ishte krejt e panjohur. Nuk e kam ditur se si do të reagonte Roberti dhe në një mënyrë kisha frikë, çfarë nëse më lëshon? Çfarë nëse …? Ia kam parashtruar vetes shumë pyetje, e gjitha këto po futnin frikë në mua, e kjo po më shkatërronte. Sikur së paku mos të isha e vetëdijshme për këtë, disi do ta kisha më lehtë, për fatin tim të keq. - Ma jep kartelën tënde - vazhdoi me panik. Ia bëra me kokë. - Nuk ta jap - thashë e vendosur. - Nuk dëshiroj të ta jap. Mjaft më. Nuk do të financoj më aventurat tuaja, dhomat e hotelit dhe dhuratat për të dashurat. Je i martuar Robert. Sillu si i tillë. Nëse të hollat i shpenzon në tjerat, atëherë fitoje - nuk po dorëzohesha. - Si the - zëri i tij ndryshoi.

Nga sytë po dilnin vetëtima. E dinte se prej meje do të fitonte krejt çfarë dëshironte, kështu që refuzimi im e la pa fjalë. Kam parë shok në sytë e tij. Më pas ia doli të qetësohej dhe në fytyrën e tij ndryshoi gjithçka, sikur të ishte aktori më i mirë. - Dashuri- u ofrua me kujdes. Më shikonte thuajse isha femra e vetme në botë, femra që ekzistonte vetëm për të. Nuk lejova që të më mashtronte. Gjithçka që ai më kishte ofruar mua, ishte gënjeshtër. Ashtu ishte edhe kur femrat tjera ishin në pyetje. Vetëm kishte marrë atë që kishte dashur dhe ishte larguar pa kthyer kokën. Ai ishte i tillë, por unë isha shndërruar në diçka që ishte krejt e huaj dhe e panjohur. Nga një vajzë e bukur, jam shndërruar në një grua të pasigurt, e cila më nuk ishte modeste, e cila më nuk ishte e lumtur. - Ti e di se vetëm ty të dashuroj. Nuk është e vërtetë se të tradhtoj. Më pëlqen të dal - thoshte. - Ti gjithë ditën po punon, jam i vetmuar - po më gënjente. - Përse edhe ti të mos fillosh të punosh - e pyeta. - Me dëshirë, por … - më interesonte se çfarë përgjigje do të jepte. - Që nesër mund të fillosh me mua - po provoja të mos tregoj gjithçka nga brendësia ime.

- Dua të jetoj - tha Roberti. - Edhe unë - iu afrova më afër. I buzëqesha. Kjo ishte hera e parë që kam ndjerë forcën në lidhjen time. Përkundër unë isha ajo që kam dëgjuar dhe kam mbushur dëshirat e tij. Më duhej të isha e sigurt dhe të mos e humbas. Kam menduar mënyrën që të gjithë të jemi të kënaqur, por kjo mënyrë nuk ekzistonte. - Nesër do të jap disa të holla. Këto duhet të bëjnë një muaj. Dhe kjo është e tëra - thashë sa më qetë që kam mundur. - Unë po shkoj në pushim. Nuk do të jem për pak kohë - vetëm e kam lajmëruar për planet e mia, megjithëse isha e sigurt se nuk do t'i mungoja. E kam shikuar si po qëndronte para meje, si po sillej me sharmin e tij dhe si dëshiron të vijë te qëllimi i tij me çdo çmim. Sikur ta hiqja shikimin e tij - nga ai nuk do të mbetej gjë. - Tani po shkoj - ula krahët. Atë mbrëmje nuk ishte në shtëpi. Edhe pse nuk kishte të holla, ishte arsyetuar se ambienti i mbyllur po e ngulfat. Mbeta vetë në mendimet e mia. Kur kam menduar pak më mirë, isha vetë gjithë këto vite. Shoqërimin e vetëm ma bënin pikëllimi dhe vuajtjet. (vijon)

(Kosova Sot Online)