Rregullat që nuk duhen shkelur në një lidhje

  • 01 October 2019 - 10:40
Rregullat që nuk duhen shkelur në një lidhje

Jeta do të ishte shumë më e lehtë nëse do kishim një udhëzues që do të na tregonte se si t’i zgjidhim problemet. Këtu do gjeni rregullat që nuk duhet të thyhen kur jeni në një lidhje serioze.

Dashuria nuk mund të mësohet. As ju nuk do të ishit në gjendje ta dashuronit dikë nëse nuk e pëlqeni, andaj hiqni dorë nëse dashuria nuk është reciproke.

Nëse dikush ju do, ju do ta ndjeni atë dashuri. Të gjithë e kemi një ide se si është një qëndrim i mirë ndaj nesh. Pa dyshim, që ju do ta vini re sjelljen e mirë që të tjerët tregojnë ndaj jush, pavarësisht se si e shfaqin atë. Por, nëse partneri juaj ka shumë pak kohë për ju, atëherë është koha të i ri-mendoni gjërat.

Ju duhet të doni fillimisht vetën, në mënyrë që t’iu dojë dikush. Të doni veten nuk është egoizëm. Është respekt ndaj vetës, dëshirës, dhe ndjenjave të juaja. Nëse e doni vetën tuaj, ju do të fitoni edhe respektin dhe dashurinë e të tjerëve.

(Kosova Sot Online)