Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (32)

  • 01 October 2019 - 15:18
Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur  (32)

Mendoja se do të bisedoje me prindërit e saj për këtë - u ndërlidh Romani. - Tanimë kam biseduar, por më kanë thënë që problemi nuk qëndron këtu, meqë Moira është pajtuar me planet e tyre. - Ata kanë vendosur - dënesi Moira. - Kurrë nuk më kanë pyetur për mendim! Nëse nuk më duan në shtëpi, atëherë pse të kthehem? - tha duke u kthyer kah Catherine. - A mund të rri këtu, te ti? - Natyrisht, por kjo nuk është kaq e thjeshtë. - Joe, duhet edhe një herë që të shkosh te familja Mol - ndërhyri Roman. - Ju thuaj se do ta përfshijmë gjykatën nëse nuk na tregojnë pse ka ikur Moira nga shtëpia. Në të kundërtën, mund t'ua marrim edhe të drejtat prindërore. - E, çka nëse më kërcënojnë se do të më padisin, meqë nuk iu tregoj se ku gjendet vajza e tyre?

- Mos u shqetëso! Do t'i telefonoj shefit tënd dhe do t'ia shpjegoj pse kemi vepruar kështu - i premtoi Roman. Diçka më vonë u afrua Catherine, me shqetësimin që i shihej në sy. - Çka do të bëhet me ne? - Nuk e kam idenë... - Ejani! Në afërsi gjendet një hotel. Edhe pse i ri, hoteli dukej sikur të ishte ndërtuar 100 vjet më parë, meqë ishte në stilin Viktorian. Catherine rrinte anash, derisa Romani mori një dhomë me qira. Më pas porositi që në dhomë t'i çonin ushqim, tortë të çokollatës dhe shampanjë... pas një ore. Kur hipën në lift, Romani filloi që ta puthte me epsh, duke e mbështetur për muri. Ngrohtësia që vinte nga trupi i tij ia turbulloi mendjen. Pasi që u ndal lifti, ai e tërhoqi me vete. - Para se të hyjmë në dhomë, dua të të them diçka. Të dua! Nuk bëhet fjalë vetëm për seks. Të dua me gjithë zemër. Ajo e zgjati dorën dhe filloi t'ia ledhatonte faqen. - Të besoj! Romani e hapi derën, e mori Catherinen në krahë dhe e futi brenda, përtej pragut. - Nuk e di çka do të ndodhë nesër, por dua që tani të kënaqemi - tha Catherine, duke ia shpërthekuar këmishën. Romani nuk e la që të ngutej. Donte ta shijonte çdo moment, prandaj filloi me nge ta zhvishte Catherinen. Donte ta puthte çdo pjesë të trupit të saj. Dikur kështu ishte. Kënaqeshin me njëri-tjetrin, duke lejuar që t'i kaplonte epshi. Catherine filloi t'ia shpërthekonte pantallonat, duke e ledhatuar me butësi. Trupi i Romanit dridhej nga eksitimi. Ai iu dorëzua i tëri. I dukej sikur duart dhe buzët e saj ishin gjithandej trupit të tij. - Roman, kam nevojë për ty! - tha ajo duke ofsharë.

E kapi dhe e vuri në shtratin e madh. E, më pas, ia hoqi ato rroba që i kishin mbetur. I dukej sikur pas një kohe të gjatë i kishte dalë gjumi i thellë. Ajo e ledhatonte, duke u ngjitur për trupin e tij. Ndihej e gatshme dhe më nuk mund të përmbahej. Ai depërtoi me butësi në të, duke e shikuar drejt e në sy dhe duke ndier një kënaqësi të veçantë. Catherine lëshoi një zë të padefinuar, e më pas trupat e tyre filluan me lëvizjet ritmike, në fillim ngadalë, e më pas gjithnjë e më shpejt. Kështu ishte gjithmonë me Catherinen dhe... vetëm me të. Catherine u mbështet për të, e më pas qau. Pasi u qetësua, ai e pyeti: - A je mirë? - Po - qeshi meqë dëgjoi trokitjen në derë. - E, tani jam edhe e uritur. Me shikimin e lëshuar, kamerieri la karrocën plot me ushqim. Romani ia dha një bakshish të madh.

(Kosova Sot Online)