Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (34)

  • 03 tetor 2019 - 15:00
Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur  (34)

- Kam frikë - pëshpëriti Moira kur Roman-i e kishte parkuar veturën para shtëpisë së saj. -Nëna dhe babai me siguri janë të mllefosur në mua. - I kam lajmëruar se po vijmë - e inkurajonte Roman-i. -Janë të lumtur që ke vendosur të kthehen. - Por, me javë nuk isha në shkollë! Me siguri do ta përsëris klasën. - Do të jetë e tensionuar, por do t'ia dalësh - buzëqeshi Roman-i. -Do të bisedojmë me drejtorin... - Jo - bërtiti vajza. - Pse, Moira? Me siguri se do ta kalosh provimin e maturës - u përfshi edhe Catherine. - Por unë nuk dua ta kaloj. Dua të shkoj në shkollë me bashkëmoshatarët e mi. Të gjithë në klasë janë më ët moshuar se unë dhe sillet thuajse jam foshnjë. Tash Roman-i e kishte të qartë. Prindërit ishin krenar me Moira-n, por kishin harruar faktin se ishte trembëdhjetë vjeçe. Kanë dashur që vitin e ardhshëm ta dërgojnë në kolegj, e në mënyrë psikike ajo nuk ishte e gatshme për këtë dhe përsëriste se dëshironte të shkonte në shtëpi. - Përse ke ikur? Sa për të mos e kaluar provimin dhe të qëndrosh në shtëpi? Moira bëri me kokë. - Moira - mori frymë Catherine, duke e përqafuar vajzën.. - Përse nuk na e ke thënë menjëherë këtë?

- Nuk kam mundur. Prindërit do të më urrenin për këtë. Jam krenar se jam inteligjente dhe nuk kam dashur t'i dëshpëroj. Të gjithë më shtyjnë në shkollë, e në kolegj do të jenë edhe më të ashpër. Moira ka marrë përdorë Catherine-n dhe janë nisur kah hyrja. Duke shikuar prindërit, ajo vrapoi. Nëna e përqafoi, e sytë e babait u mbushën me lot. - Ju faleminderit që sollët vajzën time - tha zotëroi Moro. - Keni vajzë të bukur - u përfshi Catherine. - A mund të flasim shkurt - e luti Roman. Dua ta dini se Moira ka ikur nga shtëpia. Kur i ka shpjeguar, zonja Moro ishte e befasuar. - Përse nuk na e ke thënë? Nuk e kisha idenë se ishte kaq e palumtur. - Pasi që nuk kishte dashur t'ju pikëllojë - u përgjigj Roman-i në vend të Moira-s.

- Do të mendojmë kur ta kuptojmë - tha Moro. - Asnjë krenari nuk ka më shumë rëndësi se lumturia e vajzës. Një orë më pas, Roman dhe Catherin ishin ndarë me prindërit e vajzës, me kush që të janë në kontakt dhe të takohen gjatë verës. Derisa po ktheheshin, Catherine e ka pyetur Roman-in: - Çfarë planifikon për sonte në lokalin tim? A do të takohesh me vëllezërit? - Po. Sot vijnë me fëmijët dhe gratë, planifikoj të marr nënën dhe babanë. - Do t'ia dalësh - e inkurajoi Catherine. Roman-i bashkë me Patrick-un shkuan për prindërit. Ajo i priste para derës, duke përqafuar nënën e Roman-it. Iu ofrua vajza e vogël duke iu drejtuar Connor Bates-it: - A je ti gjyshi im? Ai mori frymë thellë. - Po, jam unë engjëllushë. - Unë kam emrin e gjyshes, e këta janë babai dhe nëna ime. Roman-i kishte vështruar se si shikimi i të atit po shikonte Ryan-in, me lot në sy. - Ky nuk është vetëm gjyshi yt, por edhe imi - bërtiti Kevin-i i vogël, që vrapoi në përqafim. (vijon)


(Kosova Sot Online)