Ngjarje e vërtetë: Më tradhtonte sa herë i jepej mundësia (6)

  • 03 tetor 2019 - 15:03
Ngjarje e vërtetë: Më tradhtonte sa herë i jepej mundësia (6)

- Për faktin se do të bartesh tek unë. Kjo martesë ekziston vetëm në letër. Bashkëshortja jote jam njëherë në muaj kur bërja e dashurisë është në pyetje, por për çdo ditë kur ke nevojë për të holla. Kam kaluar nëpër gjithçka Më ke tradhtuar gjithmonë. Dikur isha objekt i adhurimit tash jam për keqardhje. Më duhet ta kthej reputacionin që e kisha dikur. Të kam dhuruar gjithë të mirat që i kam pasur, e ti mua - iu mërrola në fytyrë. Roberti po më vështronte nga sipër. - Nuk e di se çfarë po flet - tha i ftohtë. - E di - thashë duke e sfiduar. - E di se nuk e di, sepse nuk ke zemër, e di edhe këtë për të parën herë. Të dua. Ndoshta do të dashuroj derisa në vdekje. Por, kjo nuk është e rëndësishme. Rëndësi ka mënyra se si je sjellë ndaj meje. Përse - e pyeta, çfarë kanë femrat e tjera që unë nuk kam? - Femrat tjera nuk kanë rëndësi. Ti je gruaja ime - po tentonte të më përqafonte, por jam larguar prej tij. Isha në gjendje të bërtas, që me thonj t'ia shkul fytyrën e tij të bukur, pas së cilës fshihej ana e errët e tij. Por, asnjërën prej kësaj nuk e kam bërë. Jam ulur. Kam mbyllur sytë. Vetëm kam dashur të më përqafonte, që të ma dëshmojë se do të ndryshojë, e dukej se as që e kishte ndërmend ta bënte këtë. Tentimi i tij për të më përqafuar më bënte të vjell. Vetëm sillej ashtu për të menduar si duhej. Në veprimet e tij nuk kishte sinqeritet. Nuk kishte asgjë tjetër pos dëshirës që të luftonte për jetën luksoze që e bënte me të cilën ishte mësuar.

- Bashkëshorte - e kam pyetur. Isha gjithçka e më së paku atë që ai e thoshte. Bashkëshorte është dikush që e zgjedh për të kaluar së bashku pjesën tjetër të jetës, grua ndaj së cilës duhet sjellë me respekt, grua që duhet dashuruar dhe ofruar dashurinë, e ai asgjë nga kjo nuk kishte bërë. Në vend timin, puthte gratë tjera. Me të hollat e mia paguante kënaqësinë e tij. E urreja në këto momente, e në tjetrin moment e dashuroja. As me veten nuk mund të zgjidhja disa gjëra, e lëre më me të? Prindërit nuk më kanë mësuar të jam subjekt. Kanë punuar në vetëbesimin tim, e kanë ledhatuar gjatë gjithë jetës. E çfarë kam bërë unë? Çfarë kishte bërë zemra ime? Kam tradhtuar të gjithë përreth vetes, madje edhe veten time. Martesën e kam imagjinuar krejt ndryshe. Ende nuk isha e gatshme të heq dorë nga ëndrrat e mia. Në vend të dashurisë reciproke, hasa në personin që nuk ishte në gjendje ta dashuronte askënd tjetër pos vetes së tij. -O Zot - bërtita. Kisha nevojë për forcë të cilën nuk e kisha. Kisha nevojë për mendjen që ishte e shtypur nga ndjenjat. Më duhej që të pajtohesha me këtë mënyrë, por si ta bëj?

- E di, Robert, janë të rralla momentet kur jam ndier si bashkëshorte. Për ty rëndësi ka vetëm paraja. Asgjë tjetër pos të hollave nuk ka rëndësi. Dëshiroj shkurorëzim - bërtita nga gjithë forca që kisha. Roberti më shikonte thuajse kam luajtur mendsh. Në njëfarë mënyre, edhe ishte e vërtetë. E dashuroja. Derisa kam thënë "shkurorëzim" gjithçka në mua kishte filluar të rrëqethej. Asnjë qelizë imja nuk e kishte dashur këtë, por mendja po. - Nuk e di çfarë po flet. Pusho, fli pak dhe nesër do të bisedojmë - më tha. Më mori në përqafim dhe më dërgoi drejt shtratit. U shtri pranë meje, duke më mbajtur në përqafim. E kam ditur, e kam ndier se kjo ishte hera e fundit. Kam ndier aromën e tij të trupit, jam kënaqur në ngrohtësinë e tij, në frymëmarrjen që më kishte munguar atë natë, për të gjitha ato natë që i kam kaluar vetë. (vijon)


(Kosova Sot Online)