Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (35)

  • 04 tetor 2019 - 15:21
Roman dashurie: Lidhja e pashkëputur (35)

Me sy të përlotur, Conor shikoi djalin tjetër, i cili qëndronte para tij, me të shoqen. Më pas u kthye kah i treti, i cili sikur mundohej të fshihej. - Ti me gjasë je Mikey - tha Conor, i dërmuar. - Më vjen mirë të paktën emrin që nuk ma paske harruar - ia ktheu Mikey. Conori nuk e humbi gjakftohtësinë. - E di se e kam merituar këtë... - H

ajde të ulemi - propozoi Roman. - Catherine, na i sill pijet. - Meqë jam më i madhi - tha Ryan, duke u ngritur - ndoshta është më së miri që t'ju pyes pse na braktisët? Mendoj se meritojmë një shpjegim, pas tërë këtyre viteve të dhembshme të shpresës dhe pritjeve. Catlyn e ndërpreu heshtjen tepër të gjatë: - Do t'ua shpjegoj - lotët filluan t'i rridhnin nëpër faqe. - Jo, Catlyn, mjaft ke vuajtur - tha Conor, duke e ngritur dorën. - Përpos kësaj, unë e kam marrë këtë vendim. Nëna juaj dhe unë u martuam shumë të ri. Kisha një punë të mirë, e një vit më pas lindi Ryan. Ajo ishte dita më e mirë e jetës sime!, tha Conor, duke shikuar djalin e tij më të vjetër. -

Më pas lindi Sean. Pasi që nëna juaj ngeli përsëri shtatzënë, mbeta pa punë. Punoja çka gjeja, por nuk kisha punë të rregullt. Nuk mund të fitoja as për bukë të gojës. - E, më pas lindëm ne? - pyeti Patrick. - Ishte kohë e vështirë, e më kot shpresonim se do të bëhej më mirë. E dija që, në një qytet tjetër, do të më duhej t'ia nisja nga fillimi. - Prandaj vendose që ta ndaje familjen, që të paktën, ta shpëtoje dikë? - u dëgjua Sean. - Ishte ky një vendim i vështirë. Binjakët ishin bebe dhe nuk mundeshin pa ne. Ju tanimë ishit djem të fortë, e dinim se do të gjendeshit, të paktën për një kohë të caktuar, meqë shërbimi social ju dërgoi në familje tjetër.

Shpresoja që nuk do të vononte dhe do të vija t'ju marr, por koha kalonte, e më pas vendosa ndoshta më mirë ishte që gjithçka të mbetej ashtu si ishte, meqë kishte kaluar shumë kohë dhe ju me gjasë na kishit harruar. Nuk them se vendimi im ishte i drejtë, por ishte i vetmi i mundshëm. Më pas nuk ka kaluar as edhe një ditë e vetme, që të mos lutesha për ju. Nuk ka kaluar as edhe një ditë e vetme, që të mos jam penduar për vendimin që kisha marrë. - Nuk dinim çka të bënim - tha Catlyn. - Nuk e di a do të na falni. Nuk e di a do t'ia falim vetes, por donim që ju ta kishit një jetë më të mirë nga ajo që mund t'ua ofronim ne. - Ju tregova çka ka ndodhur, por nuk mund ta kaloj tërë jetën duke u arsyetuar, tha Conor, duke ngritur duart lart. Kafeneja u mbush me të qeshura, gjë që ishte shenjë e faljes. - Me gjasë je i lumtur - tha Catherine, pasi që Roman iu afrua banakut. - Jam.

Ai u përkul dhe e puthi butë. U dëgjua një duartrokitje e zhurmshme. - Nëse të dashurën e puthë kështu, haptazi, atëherë duhet ta kërkosh dorën e saj - i tha i ati. - Ke të drejtë - buzëqeshi Roman. Conor e ngriti gotën. - Për Catherinen dhe Romanin! - A do të martohesh me mua? - e pyeti Roman, duke e shikuar drejt e në sy. - Po - pëshpëriti Catherine. - Për Bates-ët! - tha Patrick duke ngritur gotën. - Shpresoj që, pas tërë asaj që na ka ndodhur, do të ngelim të bashkuar, meqë jemi një familje. FUND

(Kosova Sot Online)