Ngjarje e vërtetë: Më tradhtonte sa herë i jepej mundësia (7)

  • 04 October 2019 - 15:24
Ngjarje e vërtetë: Më tradhtonte sa herë i jepej mundësia (7)

U zgjova. Roberti flinte si bebe. Ishte i qetë sikur ta kishte ndërgjegjen e pastër, sikur loti. Përkundër kësaj mendoja se shkurorëzimi mbetej zgjidhja e vetme. Duhej të mendoja çka të bëja. Sikur nuk mjaftonte fakti që isha poshtëruar dhe që më ishte shkatërruar krenaria. A mund të ishte edhe më keq? Heshtjen time ai e kishte marrë si miratim.

As që kishte marrë mundin të më dëgjonte. Thjesht, nuk i interesonte. Edhe Roberti u ngrit. Më shikoi me bisht të syrit. - The se do të bisedonim - menjëherë i thash. - Thash vetëm sa për të të qetësuar - ma ktheu me zemërim. - Ta dish se shkurorëzimi mbetet zgjidhja e vetme. Ke një javë që të largohesh, të sistemohesh diku tjetër - edhe vetë u befasova nga ftohtësia e zërit tim. Roberti sikur nuk mund të besonte. - Nuk po ndahemi.

Do të ndryshoj - më premtoi. Natyrisht, iu besova fjalëve të tij të ëmbla. Disa ditë çdo gjë ishte në rregull, e më pas përsëri ia filloi me të vjetrën. Shkova te avokati dhe dorëzova lutjen për shkurorëzim. Kur i tregova, më shtyri me zemërim. - Çka po ta merr mendja? - më pyeti. Kisha parë shumë fytyra të tij, por me këtë të tashmen ia doli që të më befasonte. - Pse mendon se ke rëndësi aq të madhe për mua, në mënyrë që të ndryshoj për ty? Nuk ke! Më pëlqenin paratë tuaja, jetën që ma ofroje.

Gruaja që dëshiron ta ketë afër vetes dikë sikur mua, duhet të paguajë për këtë. Nuk jemi martuar nga dashuria. Këtë do të duhej ta dije që nga fillimi. Ti më jepje atë që më duhej, e edhe unë ty. Përkundër asaj se më lënduan fjalët e tij, ato ishin të mirëseardhura për mua, që të më kthjellnin. Sikur kjo të mos mjaftonte, ai vazhdoi. - Nëse dëshiron të më heqësh qafe, duhet të paguash - tha me një ndjenjë të epërsisë. E shikova me neveri. - Paratë vetëm mund t'i ëndërrosh. Nëse nuk të largojnë fjalët e mia, këtë do ta bëjnë veprat e mia. Edhe ashtu, tepër para të kam dhënë.

- Ky nuk është fundi - tha Roberti. - Për mua është - e rrejta. E dija se më priste një ferr i vërtetë. Që më prisnin vite të tëra të mërzisë, dhembjes dhe shpresës. Një ditë me gjasë do ta harroja. Ndarja ishte e gjatë dhe e mundimshme. Ai mori nga unë edhe atomin e fundit të fuqisë. Pasi që çdo gjë mori fund, mora disa ditë të lira. Më duhej ta merrja veten dhe t'ia filloja përsëri jetës, por nuk mundja. Zemra më rridhte gjak. Më nuk kisha çka të shpresoja.

Edhe pse Robertit nuk ia dhashë as edhe një qindarkë, kjo nuk më shkaktoi kurrfarë kënaqësie. Vetëm ndjeja shijen e fitores, pa marrë parasysh sa e vogël ishte ajo. Edhe pse vazhdova me jetën, zemra ime mbeti prapa. Nuk kisha fuqi që të vazhdoja përpara. Do ta bëja këtë një ditë, nëse do të kem arsye për këtë. Fillova që të mësohesha me jetën pa Robertin. Në fillim kjo nuk ishte aspak e lehtë, e më vonë... edhe pse vazhdoja ta doja, koha sikur më kishte mësuar se si të jetoja pa të. Ndoshta një ditë do ta gjej dashurinë e vërtetë, një mashkull, i cili do të më vlerësojë ashtu si jam.

(Kosova Sot Online)