Këto shenja horoskopi nuk rrinë gjatë në një lidhje

  • 06 October 2019 - 07:58
Këto shenja horoskopi nuk rrinë gjatë në një lidhje

Më poshtë ju tregojmë shenjat e horoskopit të cilat mërziten shpejt nga një lidhje dashurie.

Dashi
Të lindurit në shenjën e Dashit janë padyshim njerëz që lodhen shpejt nga partneri. Kur zgjedhin të lidhen me dikë ata bazohen më shumë në valën e entuziazmit sesa në bindjet e tyre. Personat në shenjën e Dashit kërkojnë shumë variacion çka e bën jetesën me ta, gati të pamundur.

Binjakët
Personat në shenjën e Binjakëve janë të luhatur dhe gjithmonë gati për të ndryshuar këndvështrim, edhe kur vjen puna tek partnerët. Ata kanë nevojë për dikë që ua bën jetën gjithmonë e më speciale. Të lindurit në shenjën e Binjakëve afeksionohen shpejt, por e ndiejnë që u mungon diçka, kështu që dinë si ta çojnë drejt fundit një histori.

Virgjëresha
Personat në shenjën e Virgjëreshës kërkojnë stabilitet gjatë jetës së tyre. Gjithashtu duan të kenë hapësirë për t’u argëtuar dhe shijuar jetën. Ndonëse kanë tendencën të lodhen shpejt në dashuri, por diçka e tillë kalon kur kuptojnë se janë shumë të përfshirë me personin që kanë në krah.

Shigjetari
Shigjetarët duan pranë dikë që t’i bëjë të argëtohen dhe t’u japë spunto të reja. Nëse diçka e tillë nuk u ndodh lodhen duke e vënë raportin në një provë të vështirë, shpesh duke hequr dhe dorë. Situata ndryshon kur ndihen vërtet të dashuruar, edhe pse nuk zgjat shumë si ndjesi për ta.

(Kosova Sot Online)