Përse janë të veçantë të lindurit në muajin Tetor

  • 06 October 2019 - 08:01
Përse janë të veçantë të lindurit në muajin Tetor

Ka disa arsye përse fëmijët e lindur në tetor janë të veçantë. Bazuar në studimet shkencore ata kanë potencial për t’u bërë lidera, më shumë shanse të festojnë ditëlindjen e 100-të, më pak probleme kardiake, dhe nuk kanë probleme me shëndetin mendor.

Kanë potencial për t’u bërë lidera
Një pjesë e mirë e liderave të Amerikës kanë lindur në këtë muaj, kështu që përgatiteni veten nëse shihni që bebi ka prirje politike. Është e shkruar në yje.

Ata kanë më shumë shanse të festojnë ditëlindjen e 100-të
Sipas një studimi të bërë në 2011 në universitetin e Chicago-s, njerëzit e lindur në tetor kanë më shumë shanse të jetojnë një shekull, krahasuar me ata të lindurit në prill.

Kanë më pak probleme kardiake
Sipas studimeve, bebet e tetorit kanë zemra të forta dhe më pak probleme kardiake.

Nuk kanë probleme me shëndetin mendor
Ekspertët kanë arritur në përfundimin se njerëzit e lindur në tetor janë ata që kryejnë më pak vetëvrasje. Kujdesen dhe janë të shëndetshëm mendërisht, njësoj si fizikisht.

(Kosova Sot Online)