Roman dashurie: Në shikim të dytë (2)

  • 06 tetor 2019 - 16:11
Roman dashurie: Në shikim të dytë  (2)

Derisa ishte duke u përgatitur për punë, i vinte keq se nuk ishte në pozitë që të merrte telefonin dhe t'i porosiste se nuk do të shkonte, do të rrinte në shtëpi. Ua kishte lakmi njerëzve që mund ta bënin këtë. Ua kishte lakmi gjithë atyre njerëzve që nuk i jepnin llogari askujt, që nuk vareshin nga askush, të cilët ishin zotërues të jetës së tyre. E më së shumti u merrte lakmi njerëzve që nuk ishin dashuruar në personat e gabuar. Personi i gabuar vyejtën e saj nganjëherë dinte ta bënte lëvizjen e duhur, kishte ardhur në përfundim, derisa në telefon po e lexonte porosinë: shoferi im po vjen të marrë ty". Markus-i nganjëherë dinte të ishte shumë i kujdesshëm ndaj saj, por më shumë ishte i ftohtë, i distancuar, i papërfshirë në emocionet e saj. Mes tjerash, çfarë mund të priste nga njeriu që ishte i martuar, të cilin e kishte zgjedhur vetëm shkaku i pasurisë së tij. E dinte se nuk mund të llogariste në të edhe kur e kishte njohur. Kishte ardhur në përfundim s kjo nuk e kishte ndaluar të dashurohej në të. Kishte veshur një xhemper me fyt me ngjyrë të zezë, një pallto dhe një fustan deri në gjunjë dhe një palë çorapë të trashë.

Zakonisht në punë shkonte e veshur si elegante dhe me kostume, por këtë ditë kishte vendosur për diçka më modeste. Kishte planifikuar që të shkonte më herët nga puna, pos kësaj, nuk po priste shkuarjen e të huajve, e as se do të shkonte në ndonjë drekë pune. Nuk kishte përdorur madje as grim, vetëm sipër buzëve kishte aplikuar pak shkëlqim për buzë, derisa flokun e saj mjaltë e kishte lidhur ë një bishtalec dhe e kishte zbukuruar me një karficë. Kishte hedhur pallton krahëve dhe kishte dalë nga banesa. Sem-i, shoferi Markus-it, e kishte pritur te dera, me ombrellën e hapur në dorë. - Mirë mëngjes Sem - e kishte përshëndetur përzemërsisht shoferin në moshë të mesme, e cila ishte përkujdesur që ajo mos të lagej. - Merreni ombrellën, unë do ta hedh pallton sipër kokës! - Nuk vjen në shprehje - ia ktheu, e kishte kapur për krahu dhe e kishte përcjellë deri te limuzina. Ishte i lumtur kur Jaida, si zakonisht, ulej pranë tij, në ulësen e bukur. Ajo ishte e vetmja që e bënte këtë. Të tjerët kishin dëshiruar të ulen prapa, të lexojnë gazetë që ai më herët i kishte blerë dhe të freskohen me pijet aty në frigoriferin e vogël, për përmbajtjen e tyre ai jepte llogari. Jaida ishte e vetmja që kishte pranuar të ulej pranë tij dhe që e konsideronte si person të barabartë. Edhe pse kjo, si dashnore e shefit të përbashkët, nuk ishte.

- Oh, sa kohë e tmerrshme - th Jaida, e mbushur me stres. - Dje ishte ngrohtë dhe thatë! Nuk po mundem të besoj se vjeshta ka ardhur kaq shpejtë. - E me të edhe tollovia në komunikacion - tha Sem-i, i cili e kishte vështirë ta kontrollonte limuzinën e gjatë. - Kam përshtypjen se të gjithë sot në punë shkojnë me makinë! - Nuk po shkon te zotëri Konti - u befasua Jaida kur e vërejti se ai nuk u kthye në rrugën që e dërgonte te Mrkus-i. - Kam marrë urdhër të vij te ti së pari, e më pas të shkoj te ai në shtëpi. Atij me siguri i ka dalë ndonjë obligim në shtëpi. Zëri i Sem-it ishte neutral, por se Jaida mund të betohej se ishte paksa ironik. Ai e dinte se Sem-i nuk e pëlqente Rita Holway, bashkëshorten e Markus-it. (vijon)

(Kosova Sot Online)