Do të çmendeni në ëndrra të ëmbla

  • 06 October 2019 - 22:06
Do të çmendeni në ëndrra të ëmbla

Orga.zma në gjumë mund ta shndërrojnë gjumin mesatar në të paharrueshëm. Njerëzit janë të aftë të përjetojnë orga.zma në gjumë. Ta kujtojmë vetëm djaloshin në pubertet dhe ëndrrat e lagura.

Disa meshkuj i përjetojnë madje edhe në moshën e hershme të rritur. Dhe derisa ata në mëngjes i zbulon dëshmia fizike e org.azmës në çarçafë apo pizhame, femrat, për shkak të fizionomisë së tyre, jo. Kjo nuk do të thotë që nuk ka ndodhur.

Hulumtimi i bërë në Institutin Kinsey ka treguar që 80 për qind e meshkujve dhe 40 për qind e femrave së paku një herë në jetë kanë përjetuar orgaz.mën në gjumë. Disa njerëz vetëm në gjumë mund të përjetojnë org.azmën. Thonë që janë të relaksuar dhe në rrugën deri te klimaksi nuk u qëndron kurrfarë pengese.

Femrat nuk mendojnë si duken dhe a janë seksi, gjë që e bëjnë shpesh gjatë marrëdhënies se.ksuale, por u dorëzohen kënaqësisë.

Si të arrihet kulmimi në gjumë?

Fatkeqësisht nuk ekziston recetë e cila vepron një qind për qind, përkatësisht nuk mundemi ta urdhërojmë trurin që të na ofrojë natë të paharrueshme, mirëpo ia vlen të bëhet çdo gjë që është në mundësinë tonë që të ëndërrojmë gjëra të ëmbla.

Psikologia e Universitetit të Floridës, LaurieMintz, autore e librit “Becoming Cliterate: Why Orgasm Equality Matters – And How to Get It”, zbulon truqet të cilat mund të ndihmojnë:

Gjumi në bark – apo në cilëndo pozitë në të cilën ndieni presion në organe gjenitale.

Lexoni, shikoni apo fantazoni për diçka seksi para gjumi – në gjumë përsëriten gjërat nga realiteti, posaçërisht ato me të cilat jemi marrë gjatë ditës së mëparshme. Prandaj, e dini se çfarë duhet të bëni.

Përpiquni të keni sa më shumë orgazma në realitet – “Sa më shumë bëjmë seks, apetiti do të na jetë më i madh, ndërkaq kjo ngre probabilitetin për orgazma në gjumë”, përfundon psikologia Mintz.

Tani e dini çfarë duhet të bëni para se të shkoni të flini gjumë. Truqet provoni që sonte.

(Kosova Sot Online)