Marrëdhënia në çift, më duaj, duaj sjelljet e ndryshme të miat

  • 08 October 2019 - 11:02
Marrëdhënia në çift, më duaj, duaj sjelljet e ndryshme të miat

A mund t’i ndryshosh zakonet e çmendura të tij (apo tuajat) pasi ke kaluar kohë me të dhe ai bën po të njëjtat sjellje, duke shtuar ose pakësuar huqet? Dy çifte rrëfejnë se si marrëdhënia e tyre punon për ta.

Rachel Simon përshkruan se çfarë ndërmori rreth dy tipave të pavarur, për të zgjedhur njërën. Mund të jetë një klishe, por martesa ime në tetor të 2010 ishte një nga gjërat më të gëzueshme që më ka ndodhur. Jam unë, thonë të tjerët, në një moshë dhe e konsiderova veten nga një jetë vetëm kur u takova me Benin në 2008. Ai kishte të njëjtën moshë, i divorcuar nga puna, u takuam menjëherë.

… M’u desh të ndryshoja banim. U vendosa në shtëpinë e Benit në anën tjetër të Londrës, në veri. Nisa jetën me njeriun që dashuroja. Dy njerëz të pavarur që e duan njëri-tjetrin, sa e vështirë mund të jetë?

Çelësi është “pavarësia”. Shumë nga ne përpiqen ta jetojnë jetën dhe të arrijnë kënaqësi. Bleva shtëpinë time dhe e furnizova sipas dëshirës. Që nga ngjyrat, pikturat, mobiliet etj. Shqetësim ishte Beni që donte vetëm ngjyrën e bardhë, materiale druri, etj. Edhe sa i takon shtratit të çiftit kishim shije të ndryshme. Unë e doja me kokë krevati ndërsa Beni jo. Unë e dëshiroja ekstra të madh ndërsa ai normal dopio.

Një martesë e gjatë, mandej një histori e re dashurie. Jane Gordon shkruan se si e kanë ndryshuar lidhjet që ka pasur. Kur takova bashkëshortin e parë isha 18-vjeçe. Paola Hall, psikoterapiste për marrëdhëniet në çift, autore e librit…, jep formulën e saj se si mund ta arrijmë kompromisin në çift.

Përballu me problemin, jo me të tjerë. Fokusohu aty dhe jepi zgjidhje, mandej përpiqu të argumentosh se cilat është e drejtë dhe cila e gabuar.

Kujto dashurinë. Kur përshkruani me arsyetim të drejtën e tij, mos u merr sërish me ccorapet e tij, kujtohu, nuk je martuar për këtë gjë.

Kërko arsyen themelore. Kur je duke luftuar me kompromisin, konsideroje se kjo është një nga çështjet themelore. Nëse nuk pajtohesh me buxhetin e fundjavës për t’u shpenzuar, njëri nga ju mund të ndihet i nënvlerësuar?

Bashkëpuno. Përtej kompromisit, mund të jetë një mundësi e tretë që mund t’ju bindë të dyve? Nëse nuk pajtoheni, për purenë e pjekur, pse mos t’i hani patatet të skuqura?

Kërkoni këshilla. Nëse nuk e shihni drurin për pemë, flisni me një mik apo këshillues i cili mund të zgjerojë përspektivën dhe t’i shikojë gjërat jo me pasionin tuaj.

Llogarit koston. Bëj kompromis gjithnjë sipas kostos, dhe për të parashikuar dëmet në të ardhmen, sigurohuni që të dy të jeni të përgatitur për të paguar çmimin.

Rrini me këmbë në tokë. Kompromisi mund të mos jetë i arritshëm kur vlerat tuaja ndryshojnë dhe ju disa herë jeni i bindur se duhet ta ndryshoni. Për shembull, nuk mund të jeni i aftë ta ktheni atë në një eko-luftëtar siç jeni dhe vetë, por ju mund të këmbëngulni se përpunimi u krye.

(Kosova Sot Online)