Bashkëshorti im është i vetmi partner që kam pasur në jetë, por një ditë...

  • 09 October 2019 - 18:06
Bashkëshorti im është i vetmi partner që kam pasur në jetë, por një ditë...

Bashkëshorti më tradhtoi me një kolege. Kur e mora vesh dhe kur e konfrontova, më tha se ishte thjesht emocionale, por bënë seks një fundjavë larg qytetit. Githçka u përkeqësua nga ai moment. Është gjëja më e tmerrshme që më ka ndodhur në jetë. Bashkëshorti i është përkushtuar sërish martesës sonë dhe po përpiqemi të pranojmë atë që ndodhi, por është shumë e vështirë dhe dua të di si të mbledh veten.

Edhe pse s’kam shumë detaje nga fundjava që ata kaluan bashkë, ato që kam po më vrasin shpirtërisht. I imagjinoj bashkë vazhdimisht. Më tha se ajo i duket më tërheqëse se unë dhe kur i thashë se me shumë mundësi është më e zonja se unë në shtrat, ai heshti. E di që logjikisht, seksi me një partner tjetër, në fshehtësi, është më ndjellës. Gjithë logjika e botës nuk do të më shpëtonte nga pasiguria dhe mëria që po më shkakton.

Bashkëshorti im është i vetmi partner që kam pasur në jetë. U lidhëm në adoleshencë. Ndihem e paaftë të përballoj këtë që ndodhi. Një pjesë e imja do që të bëj dhe unë seks me dikë tjetër thjesht për të balancuar situatën, por s’ia kam idenë si të gjej dikë apo ku. Atij s’i duket ide e keqe, gjë që më bën të ndihem si e pavlerë sepse atij si intereson. Pyetja ime është: si të mos mendoj më për ata të dy bashkë? Si të rifitoj vetëbesimin në shtrat? Si të bëj përpara?

(Kosova Sot Online)