Ngjarje e vërtetë: Si ta fal atë (6)

  • 10 October 2019 - 14:49
Ngjarje e vërtetë: Si ta fal atë (6)

Atë mbrëmje kam ëndërruar Luanin. Në gjumë jam futur në xhami dhe kam ecur drejt djalit tim. Por, kur i jam ofruar, arkivoli ishte tepër i madh, e kam kuptuar se ishte tepër i madh për të qenë Luani. I jam ofruar krejt afër dhe në vend të Luanit, shtrirë ishte Albani. Veshur kishte rrobat e martesës, ndërsa në dorë po i shkëlqente unaza e martesës, por ajo që më së shumti më ka goditur ishte fytyra e tij: e relaksaur, e re, thuajse në vdekje kishte gjetur qetësinë, që cilën e kishte humbur në varrimin e Luanit. Duke e shikuar, e kam kuptuar se kishte filluar të më kaplonte pikëllimi. Më parë e humba djalin tim,e tani dhe burrin. - Alban - e kam thirr. - Alban, mos më braktis. Por nuk m'u përgjigj. Kishte shkuar, sikurse edhe Luani. Kam qarë me zë ndërsa britmat më kanë zgjuar nga gjumi. Ishte ora dy pas mesnatës. Duhej të isha e lumtur se ishte vetëm një ankth, nuk ia dola të lirohem nga dhimbja dhe frika që kam përjetuar në ëndërr.

Nevoja që ta shikoj, ta prek, të bindem se është i gjallë, befasisht ishte më e fortë se pikëllimi. Kam kërcyer nga shtrati dhe jam veshur me shpejtësi, e më pas prindërve ju kam shkruar një porosi se po shkoj në shtëpinë time. Derisa e kam shkruar porosinë, mendimet më fluturonin nëpër kokë: çfarë nëse më Albani nuk më pranon? Në momentet kur isha më e nevojshme për të, në vend se të jam me të, unë ia kam kthyer shpinën. Që atëherë nuk më kishte thirrur as që kishte tentuar të më vizitonte. Kur mendoj më mirë, para se të dilnim nga varrezat, nuk më kishte kërkuar të shkoj me të në shtëpi, por unë e dua, shpresoj dhe ai mua. Frika se Albani e kishte më mirë pa mua më kishte pushtuar dhe kishte sjellë pasiguri të madhe, por as kjo nuk më ndalonte të mos shkoja te ai dhe të bindem. Derisa po vozitja nëpër rrugët e zbrazura të qytetit, përsëri më janë kujtuar të gjitha detajet e vdekjes së Luanit dhe mu desh t'ia pranoj vetes se nuk ishte faji i burrit tim. Nuk i ka shkuar mendja se babai i tij për një moment do ta harronte nipin e tij. E kishte edhe më të vështirë që ta arsyetonte babanë e tij, vjehrrin tim, i cili në vend se të kujdesej për djalin, kishte vrapuar pas qenit. Por, edhe në këtë rast, duhej ta pranoja se kjo mund t'i ndodhte secilit, madje dhe mua. Ishte moment pakujdesi… Disa muaj para vdekjes së tij, duke dalë nga dyqani, më ka pëlcitur qesja në dorë dhe në mënyrë instiktive ia kam lëshuar dorën djalit dhe kam vrapuar te kavanozi me marmelatë të mos bie në asfalt. Për një moment kam dëgjuar frenimin.

Për vetëm disa sekonda Luani ka dalë në rrugë dhe falë reflekseve të shoferit, ai ishte gjallë. Nga turpi kurrë nuk e kisha përmendur atë fakt. Sikur t'i kisha treguar atë ditë të kobshme, që ta ruante djalin dhe ta paralajmërojë të atin, do ta mbante djalin për dorë. E kam ditur se atë ditë është dashur të jem më këmbëngulëse dhe djalin ta marr në kopsht. Të gjithë ne gabojmë. Është e lehtë ta hedhësh fajin te tjetër, por nga kjo nuk ka kurrfarë dobie. Mllefi nuk ma kthen djalin e vdekur. Kur erdha në shtëpi, shtëpia ishte zhytur në errësirë. Duke u futur në kopsht, në garazh shikova veturën e Albanit. Në dorë mbaja çelësat, por dyert ishin të hapura. Kur kam ndezur dritën, kam dëgjuar një zë dhe kam menduar se burri më ka dëgjuar derisa po futesha në shtëpi. (vijon)

(Kosova Sot Online)