Ja pse çiftet duhet të jenë të pavarur pas martesës

  • 11 October 2019 - 11:32
Ja pse çiftet duhet të jenë të pavarur pas martesës

Jeta e pavarur pas martesës nuk është një praktikë që ndiqet nga çiftet shqiptarë. Por studimet tregojnë se në një marrëdhënie në çift secili duhet të ketë jetën e vet dhe një botë të tijën ekskluzive. Kështu mund të hiqet qafe rutina e njëjtë përditë dhe koha që kalohet me njëri-tjetrin të jetë më cilësore.

Kanë kaluar ditët kur ishte e rëndësishme që çiftet të bashkëjetonin dhe të ishin bashkë në çdo kohë. Tani, së bashku me martesën e lumtur, çiftet po krijojnë edhe botën e tyre të vetmuar. Ata po shijojnë frytet e identiteteve individuale. Çiftet e pavarura përpiqen të kalojnë kohën vetëm ose duke ndjekur hobit dhe gjërat që i bëjnë ata të lumtur si individë.

Pse duhet ndjekur kjo praktikë:

Ju nuk duhet të jeni më të varur nga mbështetja e partnerit.

Nëse keni arritur të krijoni një hapësirë individuale pas martesës, atëherë oraret dhe mënyra e jetesës shkojnë për mrekulli. Pavarësisht nëse ju jeni një shtëpiake, një grua që punon ose një grua biznesi me kohë të pjesshme, ju filloni të shijoni ëmbëlsinë e pavarësisë. Ju rrallë viheni në panik kur partneri shkon për një projekt jashtë shtetit apo kur duhet të qëndroni vetëm. Kështu nuk do të keni ankth kur të mendoni se do të flini vetëm apo do të kaloni fundjavën në shoqërinë e njerëzve të tjerë.

Nuk duhet të viktimizoheni për detyrat tuaja

Marrëdhënia juaj pas martesës ka një shans të fortë për t’u prekur nga viktimizimi nëse njëri varet nga tjetri. Duke pasur pritshmëri më të ulëta nga të dyja anët, është e lehtë të shijosh tekat e tua pa shkelur në pjesën e tjetrit.. Me fjalë të tjera, ju dini t’i ndani gjërat nga “tona” në “e imja” dhe kjo e pjek më tej lidhjen tuaj martesore. Do të ketë një ndjesi freskie pa u ndier si në kafaz.

Më pak stres, më shumë dashuri

Të kesh kohën për veten tënde është një antistres. Ndonjëherë, gjërat mund të fillojnë të bëhen pak më të vështira.  Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të kishit asgjë tjetër për të bërë ose askënd tjetër për të ndarë shqetësimet tuaja? E frikshme, apo jo? Nëse vendosni të përqendroni të gjithë energjinë dhe aktivitetet tuaja rreth bashkëshortit tuaj, nuk do të keni rrugëdalje në situata të tjera. Kështu që mos i ngarkoni vetes më shumë strese, në mënyrë që të keni një marrëdhënie më të mirë.

Gjëra të reja për të mësuar dhe shkëmbyer

Shkëmbimi i përvojave nga jeta e pavarur martesës jep më shumë tema për të diskutuar gjatë darkave të ngrohta me partnerin tuaj. Është kënaqësi e madhe të shikosh reagimet e burrit kur flisni për përvojat tuaja ekskluzive. Sido që të jetë tema, do të jeni të lumtur të keni një dëgjues të gatshëm në jetën tuaj.

Ndjeheni të freskët

Nëse juve ju pëlqen të dilni dhe të shoqëroheni nëpër komunitete me njerëz të rinj por partneri juaj i sheh si të mërzitshme këto gjëra, ju mund t’i realizoni dëshirat tuaja duke pasur një jetë individuale. Kjo ju lejon që të keni miqtë tuaj, të shijoni shëtitje të gjata ose të bëni blerje sa të doni pa u shqetësuar për fytyrën e nevrikosur të dikujt që ju shoqëron.

Pavarësia nuk do të thotë që ju të filloni ta doni bashkëshortin tuaj më pak se më parë. Në fakt, ai do t’ju dashurojë sepse i keni dhënë atij hapësirën që i nevojitet. Ecni përpara dhe mbajeni martesën tuaj të freskët dhe të rinovuar – pa e lejuar atë të ndryshojë plotësisht jetën tuaj.

(Kosova Sot Online)