Ngjerje e vërtetë: Në vend të gjyshit u bëra baba (2)

  • 14 October 2019 - 15:28
Ngjerje e vërtetë: Në vend të gjyshit u bëra baba (2)

Isha në stres. Pothuajse veten e kam groposur me gjëra të ndryshme, e ajo dukej qartë se nuk e kishte idenë se doja t'ia pranoja. Në kokë po më sillej një mendim i vetëm: shpëtimi. - Epo, ke të drejtë, për asgjë. Po e shoh, je në disponim të keq, po sillesh çuditshëm, kështu që kam menduar se je e mllefosur shkaku i vazos së thyer. Kam dashur ta pranoj edhe atë ditën kur e kam thyer, por disi kisha frikë nga reagimi im. E di sa me vlerë ishte ajo vazo për ty dhe sa e kishte vlerësuar. Isha i ngathët, kam rrëshqitur në dysheme të cilin gjithmonë e shkëlqen kaq shumë dhe në rënie e sipër jam kapur për dollap, por në vend të kësaj u kapa diku tjetër. Vazoja ishte në tabakun qe u kapa, ra dhe u thye e tëra, pikërisht sikurse dhe unë. Po habitem si nuk e ke vërejtur, kam menduar se sot në mëngjes e ke vërejtur se nuk është - po mendoja pa lidhje derisa kam larguar vëmendjen nga vetja ime. - Nuk e kam vërejtur, e kjo se e ke thyer, nuk është më e keqja që ka ndodhur në shtëpinë ton - ma ktheu. O, e dashura ime, këtu ke të drejtë, sikur ta dije se çfarë po ndodh me martesën tonë, as syrin nuk do ta mbyllje, e mua kurrë as nuk do të më shikoje më.

Do të më shihje nga shtëpia si mbeturinën më të keqe - po mendoja, por kam heshtur në mënyrë që të mos sjell rreziqe të reja. Kur njeriu gënjen, e imagjinon se gjithmonë e lëshon ajo mbajtësja e gënjeshtrës dhe mund të rrëzohet. - E dashur, a do të ma thuash pse je kaq serioze, pa fije disponimi - jam ngritur nga mbajtësi, i jam ofruar, ia kam kapur dorën dhe me kujdes ia kam ledhatuar. Mori frymë thellë. - Petrit, nuk meritoj kujdesin tënd, as fjalët e bukura e as gjestet e bukura - më tha Vera. - E dashur, lirisht më beso dhe më thuaj se për çfarë bëhet fjalë. Do të dëgjoj dhe kuptoj, më beso. - Nuk jam edhe aq e sigurt se dëshiron ta dëgjosh atë që kam për të thënë, por më nuk po mundem ta hesht - më tha. Nuk e kam aspak të lehtë. - Vera, qetësohu, nuk është gjithçka e zezë siç po e imagjinon ti. Ti dhe unë gjithçka mund të zgjedhim - e kam inkurajuar, e njëkohësisht isha kaq kureshtar ta di se për çfarë bëhej fjalë. Ishte grua e hatashme, mike e mirë dhe partnere, amvise e hatashme dhe nënë dhe për asgjë nuk po mund ta kuptoja se çfarë e kishte qitur nga takti. - Po, gjithçka është e zezë. Kam një të dashur - përnjëherë e tha fjalën si gjyle topi. Ti je njeri i mirë, e unë grua e keqe.

Ti ke të dashur - u habita, sepse deklarimi i saj mu duk qesharak. Ishte e turpshme edhe kur ishte vajzë, e kështu ishte edhe gjatë gjithë këtyre viteve të përbashkëta që i kemi kaluar bashkë. Kur dikush ia thoshte ndonjë fjalë, apo i vardisej dikujt, ajo kërkonte mbështetje te unë, e unë rregullisht isha i gatshëm për veprim. Marrëdhënia jonë intime e lumturonte, ishte gjithmonë e lumtur, kështu që kurrë nuk kam menduar se Vera kishte të dashur. Në vend të përgjigjes, vetëm uli kokën dhe e pranoi. Isha i tronditur me këtë fakt, sa që nuk e dija si të mendoja. Nuk mund ta gjykoja, por as nuk kam mundur të hesht. Kuptimi se ajo më tradhtonte nuk ishte aspak e këndshme,e përreth zemrës kam ndier dhimbje. Në shtëpinë tonë isha unë ai i keqi, derisa atë e konsideroja për të shenjtë të cilës asgjë e keqe kurrë nuk do t'i binte në mend. (vijon)


(Kosova Sot Online)