Roman dashurie: Në shikim të dytë (11)

  • 15 tetor 2019 - 15:22
Roman dashurie: Në shikim të dytë  (11)

Apo ndonjë mashkullit tjetër, kjo i kishte shkuar nëpër kokë, kur e kishte kuptuar se arabi tërheqës edhe më tutje po e vëzhgonte, se i ri ishte i dhënë pas saj. Nuk e kuptonte me çfarë e tërhiqte. Nuk ishte e vetëdijshme për ndjeshmërinë ndaj saj, se ndaj vetes kishte plot rrjedhë dashurie që po shkëlqente si një aurë, se ishte e bukur dhe se kërkonte kujdes ndaj vetes, pa vetëdijen e saj. As Marcus-i gjithë këtë nuk e kishte vërejtur kur ishte kthyer prej saj, që ta kuptonte pse nuk i kishte shkuar pas, në mënyrë që ta përshëndete. Kishte ndaluar për t'ia tërhequr vëmendjen disi, që t'i tregojë se ishte vonuar. E më pas ishte i vetëdijshëm për arabin e ri dhe se ai, me sytë e tij të errët, po e vështronte Jaida-n në mënyrën plot me pasion.

Përnjëherë e kishte vërejtur se ajo ishte preja e gjahut, kur femrat janë në pyetje, ai e dallonte. Se ishte mësuar t'i fitonte lehtë. Kjo e kishte shtyrë ë nga fillimi ta shikonte Jaida-n. vetëm tani, në shikimin e dytë, ishte i vetëdijshëm për hijeshinë e saj që e bënte atë femër të hatashme. Sytë e saj dhe qëndrimi i saj po theksonin bukurinë që posedonte. Edhe ai kishte vërejtur dashurinë dhe bukurinë e saj natyrale. Kishte përshtypjen e dashurisë në sytë e saj. Veshët e saj ishin plot me fjalë meshkuj, aspak të moralshme, që fliteshin përreth saj. Kishte rrezatuar me dritën e brendshme, ishte e këndshme. Shikimi i ishte zhytur në një ëndërr të thellë, derisa fytyra e saj dukej me një dozë plage. Gjoksi i ishte vizatuar nën këmishën e saj, e ajo aspak nuk ishte e vetëdijshme për gjithë këtë bukuri që posedonte. Ishte një femër e hatashme, e lënë pa fije të mbrojtjes. Sikurse që bënin edhe disa burrecë, edhe Marcus-i i ishte ofruar, duke e cilësuar si pronë të veten. E tëra kishte aromën e tij, që të linte përshtypjen se ajo i takonte atij. E kishte përqafuar dhe puthur në qafë, duke shkaktuar rrëqethjen e trupit të saj, në të cilin llogariste. - Porsa të udhëtoj, do të organizoj edhe kthimin tënd... - ia bëri me dije, më shumë se i vetëdijshëm se mund ta humbiste, që dikush ta merrte, rrëmbente prej tij. Shkurt, e uli kokën si një shenjë e mëshirës.

Atëherë ai e puthi në buzë, në mënyrë që këtë ta vërente edhe arabi i ri. Ajo është imja, ia tha me këtë gjest, derisa me shikime mund të shikohej rivaliteti i tyre. Edhe pse e shikonte arabin me zemërim, kjo ishte një shenjë paralajmërimi për arabin, por edhe për Marcus-in, se mund ta humbiste. Jaida ishte kthyer me kokën lart në apartament. Ishte e pikëluar dhe e frikësuar. Jetën e saj nuk kishte mundur ta mendonte pa të, nuk mund të hiqte dorë nga dashuria e saj, por më nuk mund t'i bënte ballë ftohtësisë së tij. Ajo dinte ta kapërdinte ftohtësinë e tij, ndërsa pikëllimin ta mbante brenda, por ia pranonte vetes se të gjitha i kishte bërë për ato që i kishte ofruar Marcus-i. (vijon)

(Kosova Sot Online)