Ngjarje e vërtetë: Dashuria e mbuluar me dëborë (5)

  • 19 October 2019 - 15:18
Ngjarje e vërtetë: Dashuria e mbuluar me dëborë (5)

Nëse ke kohë, kthehu brenda. Diana do të jetë e lumtur nëse ajo mund ta tregojë tregimin e preferuar tonë të dashurisë, mes të tjerash, është momenti i fundit që ta dëgjosh - I kam propozuar vajzës time. Kishte shikuar orën, e më pas ndërroi mendje dhe hoqi pallton. Ishte më shumë se kureshtare. Dy vite pas martesës me Meritën kam njohur Sanijen. Ishte një bukuroshe si nga ballina e revistave. E bukur, joshëse dhe si gjithmonë dëshironte të jetë në qendër të vëmendjes. Lehtë më ka pushtuar, lehtë më bëri për vete edhe pse mendoja të mos lidhem. Kisha harruar martesat e dështuara, në shkëlqimin e rrejshëm që më kaplonte dashuria. Isha bërë marionetë. Në dëshirë për trupin e saj, puthjet e saj, kam bërë gjithçka që ajo kishte dashur.

Isha një servil, shërbëtor që ishte vegla e saj. Dy vite kam jetuar si i verbër. Miqtë më kanë thënë se si Sanijen e shikonin nëpër hotele me meshkujt tjerë por nuk ju kam besuar. Po mendoja, të gjitha ishin imagjinata të xhelozisë, të cilët dëshironin një natë me gruan time, e do ta jepnin gjithë botën për të. Ishte e vërtetë se shpesh dilte nga shtëpia, rregullohej mirë, e shpeshherë në shtëpi kthehej me qese plot me gjëra të shtrenjta. Kurrë nuk punonte, as nuk dëshironte të holla. Portofolin e kishte plot kartela dhe para të gatshme, kështu ngadalë fillova ta hetoj se prej nga gjithë ato gjëra, ato të holla. Kur ia kam bërë një pyetje të hapur, ajo më ka habitur me përgjigjen e saj. - A të kam kërkuar ndonjë cen ty? Jo, nuk e kam bërë, e as që do ta bëj ndonjëherë. Kam llogarinë time, të hollat e mija përmes të cilave financoj nevojat e mija. Në vend se të më falënderosh që nuk kërkoj asgjë nga ti, merr guximin të më gjykosh. Me të vërtetë nuk po mundem të kuptoj. Më thuaj në mënyrë konkrete cili është problemi yt. - Rreth asaj se ke gjëra të shtrenjta e unë nuk e di fare burimin e gjërave tuaja. Mendoj se si bashkëshorte imja është e logjikshme të më shpjegosh këtë - ia thashë. - Nganjëherë është më mirë të mos kesh të gjitha informatat.

A je i sigurt se e dëshiron përgjigjen - më pyeti. I thashë se po, derisa ajo më sugjeroi që të ulesha për përgjigjen. -Unë jam ajo që e quajnë Zonja. Kam njëzet vajza me të cilat aranzhoj takime me klientë. Krejt qartë i kam dëgjuar fjalët e saj, por se vetes ia kam përsëritur që të mundem t'i kuptoj. - Merresh me shoqërime? Ka agjenci të tillë? Thjesht kaq shumë më ke shokuar sa që nuk mundem të besoj. - Nëse këtë dëshiron ta quash me të emër, lirisht mund ta quash ashtu - ma tha me një buzëqeshje të këndshme në fytyrë. - Sanija, nuk jam i sigurt saktësisht për çfarë po flet. Mendime të zeza po më kalonin nëpër kokë - e pranova. - Këto nuk janë mendime të zeza, por gjëra të vërteta. Jam organizatore e zanatit më të vjetër në botë - më tha. E më pas ma ka shpjeguar deri në detaje. Mendova se do të më binte të fikët, gruaja me të cilën isha i martuar merrej me punë të ndyta. E kam lutur të hiqte dorë nga ajo punë e ajo as që ka dashur të dëgjonte. Ma kishte bërë të qartë se i kisha shërbyer si lugë për t'i kryer disa punë, se me trupin e saj m'i kishte paguar të gjitha ato që ajo mi kishte dhuruar mua. (vijon) 

(Kosova Sot Online)