Roman dashurie: Në shikim të dytë (16)

  • 20 October 2019 - 15:04
Roman dashurie: Në shikim të dytë  (16)

- Sa vëllezër dhe motra i keni? - I kam katër vëllezër - deklaroi Harad duke buzëqeshur. - Dhe, për fat të keq, asnjë motër. E ju? - Unë kam vetëm një vëlla. Ai jeton me prindërit tanë në Kanzas. - A jeni në marrëdhënie të mira me anëtarët e familjes, Jayda? - Jo. Kjo është e tëra që kam për t'ua thënë rreth kësaj. Sikur që ju thash, do të doja që, në vazhdim të darkës, të bisedojmë vetëm për ju. - Apo rreth nesh - përsëri Haradi ishte atraktiv. Jayda u ndie në siklet, meqë as nuk mund të supozonte se sa shumë Harad ishte i interesuar për të.

- Ju... Ju nuk keni të dashur? - kjo pyetje iu imponua si hyrje e mirë në bisedë, për t'i marrë informatat që donte t'i merrte. - Unë thuajse kurrë nuk kam pasur të dashur. Mendoj, të përhershme. - Për çka? - e shikoi me habi. - Për shkak se asnjë vajzë tjetër, ende nuk ka parë asgjë në mua, asgjë më shumë sesa që del nga titulli dhe statusi im. Më së shumti i impresionojnë paratë të cilat i posedojmë unë dhe familja, si dhe privilegjet të cilat i disponojmë. A do të rrinit ju me z. Marcus, sikur ai të mbetej pa para? - e pyeti papritmas. - Natyrisht! - u përgjigja pa u hamendur fare. - Natyrisht se po! - shtova edhe më e bindur. - Unë nuk jam me të për shkak të pasurisë. Fundja, Marcusi nuk ka para. Pronar i të gjithë pasurisë është gruaja e tij. - E ai, përkundër të gjithave, është me ju? - Haradi ia tërhoqi vërejtjen në këtë rrethanë. - Mendoj, rrezikon që ta zemërojë gruan e vet, e ajo t'ia marrë pasurinë? - Nuk do të thosha që gruaja e Marcusit ka diçka kundër dashnores së burrit të saj - tha Jayda, duke rrudhur supet. - Supozoj që edhe ajo ka ndonjë mashkull tjetër. Që të dyve iu konvenon që të jetojnë në këtë mënyrë. - Në një moment, ndonjërit prej tyre, do t'i mërzitet një jetë e tillë. Do të kërkojë vendosjen e raporteve normale bashkëshortore. - Mendoni? - tha Jayda, e cila kurrë nuk kishte llogaritur që një gjë e tillë mund të ndodhë. - Do të ngopen nga liria dhe do ta dëshirojnë një martesë së sigurt dhe një rutinë, të cilën e sjell martesa. Besoni se një skenar i tillë është shumë i mundshëm. Dhe, ta dini se këtë nuk ua them për ta luhatur raportin tuaj me Marcusin. Dua vetëm ta dini çka mund t'ju presë. - Unë nuk pres asgjë! - e tha këtë me një qëllim parësor që ta vërtetonte veten në vërtetësinë e atyre fjalëve.

- O, po, mund të prisni... Edhe atë me të drejtë... Do t'ju vlerësoja më shumë, sikur ta dija se është e vërtetë kjo, që nuk prisni asgjë. - Këtë e thatë sikur tanimë të më vlerësonit... - ishte ky një konstatim i ngathët, por që i rrëshqiti Jaydës nga goja. - Ju çmoj shumë, Jayda. Ju jeni një femër që di të dashurojë, që di ta durojë padrejtësinë, e cila nuk pranon para si kompensim për dashuri. Dhe, e cila, përkundër të gjithave, është e dashur dhe e bukur - përfundoi me zë pëshpëritës. - Por, unë nuk mund ta duroj padrejtësinë...

Keni parë sa e dëshpëruar isha kur më la Marcusi... Dhe, sa pakënaqësi në mua kishte ngjallur zbulimi që qaforja, dedikuar gruas së Marcusit, gjendej në qafën time. - Po, krejt kjo është e vërtetë. Sikur që është e vërtetë se e keni mbajtur dinjitetin. Keni qenë e pikëlluar, e pikëllimi është i shëndetshëm dhe reagim i pranueshëm emocional. Njoh shumë femra të cilat, në vendin tuaj, do të kalonin në histeri dhe do të thyenin gjithçka rreth vetes. - Dashnorja e mëparshme e Marcusit ishte mu e tillë... - tha Jayda, duke rikujtuar thashethemet rreth Petsi Klumit, ish sekretares dhe të dashurës së tij. (vijon)


(Kosova Sot Online)