Nëse s*ksi nuk ju pëlqen, mos u dëshpëroni, ja në cilën moshë ndihet kënaqësia më e madhe

  • 21 October 2019 - 10:00
Nëse s*ksi nuk ju pëlqen, mos u dëshpëroni, ja në cilën moshë ndihet kënaqësia më e madhe

Nëse mendoni se me jetën tuaj nën çarçaf nuk po shkon çdo gjë siç do të donit, mos u shqetësoni.
Thonë se gratë e humbin interesin në s*ks me moshën, por në fakt një studim i ri thotë se kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, gratë e moshës së mesme kënaqen me s*ksin më shumë se ato në të 20’at, thuhet sipas një ekipi në Qendrën Mjekësore Cleveland në SHBA.

Pavarësisht ndryshimeve fizike që i bëjnë gjërat logjikisht më të vështira, hulumtuesit gjetën se gratë më të vjetra kanë më shumë vetëbesim dhe aftësi për të zhvilluar një marrëdhënie të stimuluar se*sualisht.

Dhe falë aftësive më të mira të komunikimit, shumë gra të vjetra janë më në gjendje që t’i adresojnë problemet në dhomën e gjumit – si çrregullimet se*suale – dhe t’i zgjidhin ato.
Kështu, sipas hulumtuesve, gratë e moshës së mesme janë më të kënaqura me se*sin.

(Kosova Sot Online)