Roman dashurie: Në shikim të dytë (18)

  • 22 October 2019 - 15:28
Roman dashurie: Në shikim të dytë  (18)

Në pyetje ishte shprehja e solidaritetit. Telefoni në apartament kishte rënë të njëjtin moment kur ishte futur në të dhe kishte mbyllur derën. Ishte qetësi kur ngriti dëgjuesen. - Alo? - Jaida menjëherë e kishte njohur zërin e Marcus-it. - Ku je deri tani. Përse nuk je përgjigjur në thirrjet e mia? - Kam kaluar kohë me sheikun Harad, i cili më ka ftuar në darkë - ia kishte shpjeguar, e vetëdijshme se do ta irritonte Marcus-in. Porositë i morra kur erdha në dhomë. - A mos je çmendur Jaida - Marcus-i ishte ashtë vetes. Ke shkuar në darkë me një mashkull tjetër porsa ta kam kthyer shpinën dhe je kaq e pacipë sa e pranon. - Sheiku Harad ishte i këndshëm dhe miqësor ndaj meje Marcus. Nuk më është vardisur. - Po hamendësoj se Harad është ai arabi që t'i kishte ngulur sytë atëherë në hotel. Ai është i interesuar për ty Jaida. Si mashkull. Më beso, jam kaq i shkathtë ta vlerësoj. - Ishte i interesuar derisa ia shpjegova, se jam në lidhje me ty.

- E më pas është tërhequr - Marcus ishte tepër ironik. Në secilin rast, fillo të paketohesh Jaida. Porsa të aterroj në Çikago, do ta organizoj kthimin tënd nga Dubai. - As mos u mundo - iu përgjigj me guxim. Kam vendosur të rri në Dubai për aq kohë sa kam planifikuar. Më pëlqen ta shikoj qytetin dhe rrethinën. Harad-i më është ofruar si udhërrëfyes. - Ti me siguri se po bën shaka... - zëri i tij kishte shkuar në qiell. Po mashtrohesh nëse mendon se ta lejoj këtë! - Nuk po e shikoj se do të mundesh të ma ndalosh këtë - Jaida nuk kishte mundur ta njihte veten e saj në këto momente. Më lejo ta përkujtoj se me Harad-in jemi marrë vesh të jemi vetëm miq. Më ka premtuar se ai nuk do të insistojë që të më bëjë për vete. - Sikur të isha në vend të tij, nuk do t'i jepja pesë para për ato premtime. A nuk po kupton moj e çmendur, se ne meshkujt i harrojmë premtimet, se i harrojmë premtimet kur nuk na nevojiten më? - Në këtë botë ka edhe meshkuj të ndershëm Macus - ia ktheu me këto fjalë. Meshkuj që mbahen për fjalën e tyre. - Unë insistoj që ti të kthehesh nesër në Detroit, Jaida! Nuk po pret që vallë do të rri duarkryq derisa ti kalon kohë me një mashkull tjetër. - Natyrisht se jo, Marcus, pres ta kalosh kohën me gruan tënde.

Marcus për pak kohë heshti, e më pas buzëqeshi. - Je në mundësi për goditje nën brez Jaida. - Në pyetje janë goditje mbrojtës, Marcus. Ti më ke sulmuar, dhe atë pa bazë. Në anën tjetër përsëri heshtje. - Mundohu t'ju japësh bazë akuzave tuaja Jaida, deri në fund të qëndrimit tënd në Dubai - i ishte kërcënuar para se e kishte ndërprerë lidhjen. Jaida disa minuta më pas, në panik, kishte qëndruar e ulur në kolltuk, duke u habitur me dyshimet e Marcus-it ndaj saj. Vallë nuk e dinte se ishte femra më e bukur në botë? Vallë nuk e dinte sa e kishte dashur ajo dhe sa e pagatshme ishte t'i jepej një mashkullit tjetër, qoftë princ, sheik, president shteti? Pyetej se çfarë duhej të bënte ende, që ta bindte në këtë, dhe çfarë duhet të bënte më shumë që ta bindte në dashurinë e saj. (vijon)

(Kosova Sot Online)