Ngjarje e vërtetë: Për pesëmdhjetë vjet nuk dola nga shtëpia (3)

  • 23 October 2019 - 15:10
Ngjarje e vërtetë: Për pesëmdhjetë vjet nuk dola nga shtëpia (3)

- Domina - ndjeva se si mu drodh zemra. Isha e entuziazmuar. Në njëfarë lloji të magjisë së dashurisë. Përpiqesha që kjo të mos vërehej në fytyrën time. Shpresoja që kjo të më kishte shkuar për dore. - Mirdita, Visar - dëgjova një zë të dashur dhe të përmbajtur. - Je tepër e bukur - nuk humba kohë. Pashë se si ndryshonte ngjyra e fytyrës së saj. Pashë se ajo nuk ishte indiferente, gjë që sikur ma dha një fuqi të re, që të vazhdoja me atë që kisha ndërmend. - Nuk ekziston asnjë femër më e bukur se ti - vazhdova me lajka, por këtë e mendoja edhe në të vërtetë. Ndoshta nuk isha më e bukura, por gjithsesi isha më e veçanta. - A i ke marrë letrat e mia? - e shikoja me sytë gjysmë të mbyllur. E dija çfarë përshtypjeje linte ky shikim. Femrat nuk mund t'i bënin ballë, por rregullat të cilat vlenin për femrat e tjera, për të nuk bënin punë. Kishte kohë që e kisha kuptuar këtë.

Ajo ishte produkt i një edukimi të ashpër, i cili e kufizonte, por edhe e një krenarie, e cila te unë zgjonte një sfidë. - I mora - tha me ashpërsi. As që më shikonte. Shikimin e kishte fiksuar në dysheme. Buzëqesha. Doja që reagimi i saj të ishte ndryshe, por... A thua ta kem kërkuar të pamundurën nga ajo? Kisha kuptuar si funksiononte mjedisi në të cilin isha rritur. Për këtë shkak edhe kisha ikur nga aty. Këtu jam i kufizuar, i ndrydhur, e unë e doja lirinë, atë që e kisha fituar me veprimtarinë time. - Dhe?, e pyeta me kureshtje. - Asgjë - bëri me dorë. - Mendimi im nuk ka rëndësi. Para meje, prindërit e mi i kanë lexuar letrat. Ata nuk pajtohen me ty, e sikur tani të më shihnin duke biseduar me ty, do të zemëroheshin fort. E, unë dua ta evitoj këtë - tha me zë të ulët. Ishte tepër e bukur, me sy të kaltër, në të cilët shiheshin të gjitha ndjenjat e saj. - Do të vij tek ata tutë për të të kërkuar - as vetë nuk dita si i thashë këto fjalë. Nëse ky ishte kushti për ta pasur, isha i gatshëm edhe për këtë gjë. Edhe unë doja familje, fëmijë dhe ngrohtësinë e cila do të më priste sa herë që do të kthehesha në shtëpi, e ishte edhe koha që të hyja në botën martesore. Një femër si Domina nuk guxoja ta humbja. Ajo ishte femra që ma kishte ndryshuar mendimin rreth femrave. Deri atëherë, ato për mua ishin vetëm mjet kënaqësie, ku edhe kisha shijuar shumë prej tyre. - Mos - më tha Domina duke më shikuar me frikë. Vetëm një sekondë më pas, ajo u largua, sikur të kishte frikë nga efekti i fjalëve të veta. Fytyrën e kishte sikur libër të hapur. Në të shihja gjithçka që ajo nuk ishte në gjendje ta thoshte. Natyrisht, shkova te prindërit e saj dhe e lypa.

Dy muaj më pas ishim të martuar. Gjithçka ishte më lehtë sesa që kisha menduar. Aspak nuk dyshoja në dashurinë të cilën e ndjente Domina ndaj meje. Me të vërtetë kisha fat. Kisha zgjedhur gruan e cila më përshtatej në çdo aspekt. Naiviteti i saj ishte sfidë për mua. Mundohesha që t'ia mësoja aftësi të ndryshme, por kuptova se nuk duhej të ngutesha. Ajo duhej ta tejkalonte turpin të cilin e ndiente, e unë nuk kisha shumë kohë që t'i përkushtohesha çlirimit të saj. Ishte tepër e bukur dhe e matur. Bile edhe kur prisja vërejtje, ajo heshtte. Më donte në një mënyrë të çuditshme, të qetë dhe të pashpjegueshme. Kur shkova përsëri në anije, pashë lotët në sytë e saj. - Çka ke? - e pyeta me buzëqeshje. Mezi prisja që të largohesha. Isha vetëm me një femër, gjë që për mua ishte e paparamendueshme. Në fytyrën e saj shihej një frikë. (vijon)


(Kosova Sot Online)