4 hapa për lumturinë në çift

  • 26 October 2019 - 10:48
4 hapa për lumturinë në çift

Këshillat që duhet të ndiqni për të qenë çift i lumtur dhe për të jetuar një marrëdhënie në harmoni. Ndiqni këto hapa që fillojnë, që nga zgjedhja e partnerit  deri te përballimi i konflikteve të vogla.

Jeta në çift nuk është e lehtë. Shpesh përballemi me grindje, kompromise, fëmijë për të rritur. Dhe megjithatë është një përvojë që ia vlen ta jetosh me përkushtim të plotë dhe dedikim madje. Psikoterapeuti Edoardo Razzini, në librin e tij shpjegon 4 hapa të rëndësishëm për të ndërtuar lumturinë, për të evituar armiqtë e jetës në çift dhe për të mbrojtur dashurinë nga pengesat që hasni.

Rregullat e arta që duhet t’i mbani gjithmonë në mendje për të funksionuar sa më mirë historia juaj e dashurisë i gjeni si më poshtë:

1.Kërkimi i partnerit ideal. Mësoni të zgjidhni mirë

Një lajm i keq është që partneri ideal nuk ekziston. Por ka shumë kandidatë të mundshëm që fati na vë në rrugën tonë. Si ta gjejmë partnerin e duhur?

Jepi vetes kohë: Për të zgjedhur është e ditur, duhet të përfitoni përvojë. Prandaj mos hezitoni të njihni njerëz të rinj, të frekuentoni persona që kanë të njëjtat interesa me ju. Nëse një takim i mundshëm është premtues që në fillim, duhet të ndjeheni të përshirë ose nga dashuria ose nga pasioni. Por kujdes: jepini vetes gjithmonë kohë. Dihet që pas një periudhe pasioni, personin që keni përballë duhet ta gjykoni me objektivitet. Vetëm pas kësaj mund të kuptoni nëse ju stimulon ende dëshirat dhe nëse e shihni veten duke ndërtuar dhe projektuar të ardhmen me të. Është e vështirë pasi një marrëdhënie në çift nuk është vetëm një fushë e bukur me lule.

Sakrifiko: Qenia njerëzore ka tendencën të anojë nga ndjenja egoiste për veten, që shpesh prishen nga jeta në çift. Por për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme, duket të sakrifikoni diçka nga jeta juaj dhe të vendosni limite.

2.Jepini vlerë zgjedhjeve tuaja

Ky argument ka të bëjë me atë çka ju mundni të zgjidhni. Pra, të vendosësh për partnerin dhe ai për ju. Para së gjithash, në marrëdhënien në çift, është shumë e rëndësishme të mund të plotësoni njëri-tjetrin në vendime dhe zgjedhje. Kjo do të thotë që në marrëdhënien tuaj duhet të jeni të dy lider. Është e rëndësishme që të dy të keni të drejtën të vendosur por, pa u imponuar në zgjedhjet e partnerit dhe pa i zgjidhur problemet me egërsi. Pra, është e nevojshme t’i japësh vetes dhe partnerit mundësinë për të vendosur së bashku.

Mos i merrni frymën partnerit: Nëse partneri juaj ndodhet në vështirësi mos ngulmoni të zbuloni me çdo kusht të vërtetën. Shpesh të pushtosh hapësirat personale të partnerit është e dëmshme. Është më e shëndetshme në jetën në çift që të viheni në dispozicion, të jeni të dobishëm për kërkesat dhe nevojat e tij. Duhet të jenë fleksibël, sepse me kohën do të zbuloni që edhe partneri do të jetë pranë dhe i dobishëm për ju në çfarëdolloj rasti dhe vështirësie.

 3.Jini të vëmendshëm

Shumë shpesh gjatë jetës kemi tendecën t’i përdorim mendimet si ekuivalent të veprimeve. Për veten dhe për një jetë të shëndetshme në çift, është e rëndësishme të zhvilloni “shikimin me dylbi”, nëpërmjet të cilit nga një anë të mendoni se si të zgjidhni problemet e mundshme dhe nga ana tjetër të analizoni mendimet tuaja.

Bëj dallimin e botës tënde nga ajo e partnerit: Të njëjtën gjë duhet të bëni edhe me partnerin, duke pasur gjithnjë parasysh se sjellja e secilit prej jush është rezultat i mendimeve dhe mekanizmave të mendjes që ju përkasin vetëm juve. Francis Grier, një psikoanalist i njohur anglez, thotë se kur zgjidhni partnerin, në të vërtetë keni zgjedhur një njeri që nuk e njihni, por ju kujton babanë, mamanë apo vëllanë tuaj… Kjo do të thotë, që raporti me njerëzit është i lidhur thelbësisht me personat më të ngushtë të familjes suaj. Por kjo gjë ju pengon të bëni atë çka ju kërkon partneri. Ja pra përse është e rëndësishme të bëni dallimin midis asaj që ju përket dhe asaj që keni jetuar.

4.Kripa e jetës në çift: të grindesh nga pak

Pasi keni bërë zgjedhjen tuaj dhe jeni të lumtur dhe të kënaqur, papritmas ka diçka që nuk funksion. Dhe kjo është një arsye e vlefshme për të bërë fjalë. Nuk ka asgjë të keqe. Studimet kanë treguar që çiftet të cilat nuk kanë asnjëherë grindje, kanë një jetë të shkurtër së bashku ose akoma më keq, një bashkëjetesë të trishtë dhe pa emocione. Pra, mund t’i lejoni vetes ndonjë grindje të vogël. Por kujdes: asnjëherë nuk duhet të mbani inat dhe mëri, sidomos për një kohë të gjatë. Të grindesh do të thotë të përballesh me partnerin, të keqkuptohesh por edhe të sqarohesh. Ky përshkrim ka shumë ngjashmëri me mënyrën e të dashuruarit. Edhe kur dashurohesh ka rrëmujë, shkëmbim mendimesh dhe ndjesish të brendshme. Prandaj thonë që dashuria dhe grindjet janë të pandashme, por gjithnjë duhet të grindeni në mënyrë jo shkatërrimtare.

Mundohuni të rikuperoni: Është shumë e rëndësishme të mundoheni të rikuperoni gjërat. Duhet të mendoni që superior nuk jeni kur grindeni dhe kërkoni sherr, por kur arrini të qetësoheni dhe të mos përfshiheni nga inate të pashëndetshme. Është e rëndësishme që të gjeni qetësinë për vete dhe madje edhe për partnerin. Nëse e ndihmojmë që të rigjejë qetësinë dhe kthjelltësinë pas një inati të çastit, i bëjmë mirë jo vetëm vetes dhe partnerit por edhe gjithë familjes.

(Kosova Sot Online)