Nuk e keni ditur deri tani, ja pse duhet të bëni seks çdo mëngjes

  • 01 November 2019 - 18:51
Nuk e keni ditur deri tani, ja pse duhet të bëni seks çdo mëngjes

Në vend se vikendeve ta vazhdoni gjumin, ndoshta më mirë është ta lini alarmin për një sesion të shpejtë në mëngjes.

Seksi i mëngjesit mund të ketë shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë forcimin e sistemit të imunitetit, mund t’ju bëjë më të bukur, e madje i zvogëlon edhe rreziqet e sulmit në zemër.

Sipas Liz Goldwyn, eksperte e seksit, ka shumë arsye se përse duhet të bëni seks në mëngjes.

Jo vetëm se seksi i mëngjesit e largon stresin, por edhe mund ta rritë lidhjen dhe intimitetin mes dy personave.

Ajo i ka theksuar disa arsye se përse seksi është i mirë për trupin dhe lidhjen.

Siç tregon Liz, shpeshherë në lidhje jemi të zënë dhe kemi probleme të gjejmë kohë dhe energji për të bërë seks.

Seksi në mëngjes ju bën më të lumtur që të dyve gjatë ditës dhe kjo pastaj e rritë më shumë lidhjen dhe intimitetin.

Mbi të gjitha, seksi në mëngjes ju ndihmon që ta filloni ditën me disponim të mirë.

(Kosova Sot Online)