Ngjarje e vërtetë: Askush nuk mund të matet me suedezin tim (5)

  • 02 nëntor 2019 - 15:22
Ngjarje e vërtetë: Askush nuk mund të matet me suedezin tim (5)

Mikja ime po habitej se kush po na dërgon verë të shtrenjtë, ishte zbehur dhe kishte hapur sytë. - Teuta, sot e ke ditëlindjen dhe mendoj se ke pritur dhuratën e duhur. Mos i humb ndjenjat, të lutem - po fliste ajo. - Përse - nuk po e kuptoja se çfarë po thoshte. - Kthehu! Kur në tavolinën tjetër kam parë Tomorrin, pothuajse vetëm sa nuk kam pësuar sulm në zemër. - Nuk ke ndryshuar. Ende je shumë e bukur - iu ofrua tavolinës tonë. - Edhe ti - thashë duke shikuar përreth. Po shikoja përreth se kur do të shfaqej bashkëshortja e tij, të cilës do të më prezantonte si një mike e vjetër. - Mos ke frikë, jam krejt vetë. Bashkëshortja më ka vdekur para pesë viteve - më tha, thuajse më kishte lexuar mendjen. - Por je martuar apo? - Dhe gjithmonë kam vajtuar se nuk isha para altarit. - Ky nuk ishte vendimi im. - E di. Kurrë nuk e kam dëshiruar këtë dhe nuk mund të them se kam pasur martesë të lumtur. - A ke fëmijë - e ndërpreva. - Nuk kam. Nuk i ka dashur. - E përse ke ardhur tani? Pas kaq shumë viteve - e pyeta me kujdes.

- Jo shkaku yt. Nuk kam pasur guxim, sepse me kalimin e kohës e kam kuptuar sa të kam lënduar. Vitet kanë kaluar, e më pas kam menduar se është tepër vonë, se ke dikë. Nuk kam dashur që kthimi yt të sjellë shqetësim në jetën tënde. Kam respektuar dëshirën e të atit. Edhe ai është beqar dhe dëshiron që pleqërinë e tij ta kalojë i qetë - më tha. - Keni një fat të çuditshëm. Ke pasur grua që nuk ka dashur fëmijë, e unë kam një djalë, edhe pse nuk jam martuar - qetë iu përgjigja. - Së paku ke ndjenjën e jetës, e di për kë jeton - tingëllonte i pikëlluar pa fund. - Ashtu është. Të gjitha këto vite jetoj për të - i thashë dhe e shikova drejt e në sy. Po mendoja se si këto njëzet vite larg njëri tjetrit kanë kaluar kaq shpejtë. Kam ndjerë të njëjtat të dridhura si herën e pare kur më kishte ftuar të vallëzojmë. E pranoj se nuk kam reshtur kurrë së dashuruari atë. Por atëherë ende nuk i kam thënë për djalin tonë. Në fakt nuk e dija si t'ia them, kështu që e mendoja takimin. Derisa po qëndronin karshi njëri tjetrit, njërit i kujtohej si ishte kur ishte djalosh i ri, e më pas e shikonte si kanë kaluar njëzet vite. Për një kohë vetëm janë shikuar, e më pas janë përqafuar në mënyrë prekëse. Në sytë e djalit tim kam lexuar falënderimin e sinqertë. Pasi që asnjë mashkullit nuk ia kam dhënë rastin ta ketë rolin e babait. Mashkulli i jetës time po qante si fëmijë. Po qaja dhe unë, por nuk kam dashur që ky takim, në vend të gëzimit, të shndërrohej në dramë. - A nuk më pate thënë njëherë se nuk të pëlqejnë lotët - e kujtova. - Kam thënë se nuk pëlqej lotët e femrës shkaku i ndarjes, e ky është takim, dhe janë lot mashkulli. Nuk është njëjtë. Përse nuk më ke lajmëruar? - Si? Ideja jote ishte të mos shkëmbejmë numrat e telefonit. Tomorri për një moment heshti. - A të kam thënë se babai im është shumë konservativ dhe tradicional?

- Po, ma ke thënë, por nuk ma ke qartësuar se çfarë tjetër do të thotë kjo, pos se nuk dërgon vajza në shtëpi - iu përgjigja. Zemra po më dridhej, sepse e dija ku po dërgon kjo bisedë. - Kjo do të thotë se është xheloz kur dashuron dhe se e mbron atë që është e tij. E edhe ty të ka rritur në të njëjtën mënyrë - buzëqesha. Tomorri më ka ndërprerë me një puthje plot me pasion. Kam menduar se nga gjithë kjo lumturi do të më ndalonte zemra së rrahuri, sepse për njëzet vite kam pritur kthimin e dashurisë time. E Tomorri më ka bindur se si ky ishte një fillim i ri, vazhdimi i tregimit të dashurisë nga i cili kurrë më nuk do të largohet. /Fund/

(Kosova Sot Online)