Ngjarje e vërtetë: Shtëpia jonë e ëndrrave fshihte një sekret të errët (1)

  • 03 nëntor 2019 - 15:23
Ngjarje e vërtetë: Shtëpia jonë e ëndrrave fshihte një sekret të errët (1)

- Mami, a mundesh ta marrësh edhe arushin? Për pak sa e harrova dhe, ti e di, unë nuk mund të fle pa të - m'u drejtua vajza ime nëntëvjeçare Minire, me arushin e pelushit në duar, atë pasdite, derisa me tërë fuqinë mundohesha ta mbyllja edhe çantën e fundit të udhëtimit. - Kam frikë se këtu, edhe po të dua, nuk mundem ta fus as edhe një gjilpërë. Arushin mund ta marrësh me vete, në veturë. A di çka? - pyeta. - Çka thua që ne të dyja ta pimë nga një çaj tani? Mendoj se për sot kaq është mjaft - thash duke marrë frymë me vështirësi. - Pajtohem. Me gjasë je lodhur. Ja, çaji do të jetë gati për pesë minuta e ti, në mënyrë që të relaksohesh paksa, mundesh të bësh dush. - më tha vajza ime, gjithmonë e gatshme për veprim.

Derisa e shikoja me gëzim sesi shkonte në kuzhinë, nuk mund të mos vëreja sesi Minirja ishte zgjatur bukur shumë kohëve të fundit. Më duhet të pranoj se këtu kishin kontribuuar edhe rrethanat e jashtëzakonshme, të cilat më kishin përcjellë ditëve të fundit dhe, pjesërisht, ma kishin larguar vëmendjen nga gjërat dhe ngjarjet e rëndomta. Para vetëm disa muajsh jeta ime ishte një luftë e vazhdueshme për ekzistencë. Thënë shkurt, krejt-krejt, por vetëm përrallë jo. E, kur falë shumës disa milionëshe, që e fitova në lotari, përkundër bindjeve të mia të mëparshme, u binda që fati di të trokasë edhe në dyert e njeriut, kur më së paku e shpreson një gjë të tillë. Racionale, sikur që jam, pas tronditjes fillestare u ula pranë tavolinës dhe bëra një plan afatgjatë financiar, i cili në rend të parë kishte të bënte me blerjen e një shtëpie. Edhe në këtë rast interneti u tregua si zgjidhje shpëtimtare dhe, pas një kërkimi të shkurtër, gjeta shtëpinë e ëndrrave të mia. E ndërtuar në periferi, me një stil të vjetër, me një oborr të madh, i cili përfshinte edhe një liqen të vogël, kjo shtëpi menjëherë më bëri për vete. Pa u hamendur i dhashë paratë, kështu që unë dhe Minirja ime të mos kemi më nevojë të frikësohemi nga e ardhmja. Sapo u mbështeta që të pushoja paksa, kur cingëroi telefoni. Edhe pse çdo nerv në trupin tim dridhej nga lodhja, mendova se ishte shoqja ime më e mirë, Krenarja dhe u nguta të lajmërohesha. - Tung, e dashur. Shpresoj se është gjithçka gati për fillimin e ri. Do të më mundojë shoqërimi ynë, e di? Në fakt, kur të mendoj më mirë, ti më mungon që tani - me të vërtetë zëri i Krenares ishte i trishtuar.

- Hej, Kreni, më vjen mirë që më thirre. Sapo e zbraza edhe kutinë e fundit. Furgoni për zhvendosje do të duhej të vinte nesër, herët në mëngjes. Por, e kam një ide - fillova, përkundër lodhjes së paparë. - Minirja i ka vendosur gjymat e çajit. Përpos kësaj, më duket se, nga dje, kanë mbetur asi keksësh të shijshëm. Do të ishte dëm i vërtetë po të mos i hanim, apo jo? - e pyeta, sa për ta disponuar. - Shkëlqyeshëm! Aty jam për dhjetë minuta - tha e entuziazmuar, duke mbyllur menjëherë telefonin. Dhe, me të vërtetë, pas vetëm disa minutash në derë u dëgjua zilja. - Erdha sa më shpejt që munda, faleminderit për thirrjen - filloi Krenarja duke më puthur në faqe, sapo e hapa derën. - Por, më mirë më thuaj si e kam pasaniken time të re? Të shoh paksa të lodhur - vazhdoi, duke mos e pritur përgjigjen. (vijon)


(Kosova Sot Online)