Roman dashurie: A mund të të vardisem? (2)

  • 04 nëntor 2019 - 15:08
Roman dashurie: A mund të të vardisem? (2)

Marc-u buzëqeshi. "Nganjëherë ma kujton babin tënd". Claire buzëqeshi duke kujtuar dialektin jugor të John Barron dhe mënyrën e tij të shprehjes. Për dallim nga nëna e saj, kurrë nuk ishte munduar t'i zgjedhë gjërat. "Nuk bëhet fjalë për atë si flet, por çfarë thua. Edhe pse më duhet ta pranoj se edhe toni i zërit tënd ma kujton babain tënd" tha thuajse mundet t'ia lexojë mendimet. "Do të mund ta paguash një poet dhe të mësosh të flasësh si nëna jote" tha Claire duke shikuar përmes dritares së vogël. Përse kishte ndjenjën se Marc-u po e përgatite në diçka të rëndësishme që dëshironte t'i thoshte? "Jo, mos e bëj këtë. Më pëlqen tingulli i zërit tënd. A e dëshiron edhe një pije". "Jo faleminderit". Marc u ngrit dhe u nis drejt barit për të marrë një pije për veten e tij. Rrallëherë pas darkës kishte pirë më shumë se një pije, por tani duhej të fitonte në kohë, si të shkonte t'i thoshte atë që dëshironte. E mallkuara Lynn... Epo, është dashur të provonte Claire në mënyrë taktike t'ia jepte lajmin e nënës së saj. Ia kishte shikuar fytyrën plot tension.

Përkundër kohërave të vështira që kishte përjetuar, ajo po rrezatonte. Ndoshta kjo ishte arsyeja pse dukej më e re se njëzetegjashtë. Floku i saj i verdhë dhe sytë e kaltër ishin trashëgim nga i ati i saj. Nga e ëma kishte trashëguar mollëzat e larta të fytyrës, tenin e errët dhe buzët e plota, që nuk kishin nevojë për shumë shkëlqim për t'u theksuar. Shikimi i Marcut kishte kalaur përtej trupit të saj dhe gjoksit të bukur. Se si gjithë jetën e kishte kaluar në hijen një gruas së bukur, Claire dukej se nuk ishte e vetëdijshme për bukurinë e saj. Marc-u morri gotën në dorë dhe u ul në kauç. Claire e kishte vërejtur se rrudhat në ballë kishin nxitur shqetësim. "Përse e ke zhvendosur shkuarjen" e pyeti. Për një minutë ka mbizotëruar heshtja dhe Claire ishte e tëra në ngërç. Kishte ndjerë se diçka nuk ishte në rregull. "A të ka thënë Darlene ... se ka thirr Lynn derisa ishe në Nju Jork" e pyeti Marc. "Jo. A është... nëna mirë", Marc-u u kollit. "Lynn para dy ditësh është martuar. Burri i saj është një pasanik nga Teksasi, Anthony Portson". "Ah, përsëri ia doli deri te altari", pyeti Claire me një buzëqeshje të zymtë. Në fytyrën e Marc-ut u shfaq dhimbje. "Do të dëshiroja të mos jesh kaq e lënduar". "Pra, ky është burri numër gjashtë, midis burrave të saj.

Natyrisht se ka të holla. Mendoj, më duket se ti je habitur për gjithë këto gjëra". Marc-u e kapi për dorë dhe butësisht e ka ledhatuar që te Claire kishte shkaktuar dobësi. "Bashkëshorti i ri i Lynn është moshatar imi"., tha qetësisht. "Tridhjetepesë? Epo, nëna duket së paku dhjetë vite më e re se sa në fakt është, ku është problemi"? "Lynn kishte fshehur vitet e saj dhe nuk i ka thënë se je vajza e saj". Claire u përpi e më pas u shtri në shpinë. "Edhe ashtu rrallëherë po e takoj". "Do të rri në lidhje me ty, ta hajë dreqi Claire. Kështu është m mirë për ty. Martesën e kishte mbajtur të fshehtë në mënyrë që gazetarët të qëndrojnë sa më larg", tha Marc dhe mori frymë thellë, "nuk e ke idenë se si gjithmonë e përcjellin gazetarët kureshtar në kërkim të senzacionit". Claire habitej se pse Marc gjithmonë e mbronte? A mos edhe atë Lynn e ka lënduar me personalitetin e saj? Përse jo? (vijon)

(Kosova Sot Online)