Ngjarje e vërtetë: Shtëpia jonë e ëndrrave fshihte një sekret të errët (2)

  • 04 nëntor 2019 - 15:11
Ngjarje e vërtetë: Shtëpia jonë e ëndrrave fshihte një sekret të errët (2)

 Jo, mos u brengos. Jam e bindur se kur të futesh në atë shtëpinë e re dhe të bukur do ta harrosh në gjithë këtë shqetësim të quajtur zhvendosje. Edhe kur të merret parasysh se do të mund ta rregullosh sipas shijes suaj, duke mos marrë parasysh çmimet…. Aiii, me të vërtetë je me fat, dije këtë, nuk e njoh askënd që këtë e meriton më shumë se ti. Sikur edhe unë së bashku me ty të mundja në atë natyrë të bukur të jem, larg nga gjithë kjo zhurmë dhe tym …- Derisa kemi hyrë në dhomën e ditës, mikja ime po vazhdonte të fliste pa ndaluar e unë nuk mund të duroja e të mos qeshja. Po, ishte kjo imja Krenarja. Gruaja dhe mikja që mund ta dëshironte secili. Këtë ma ka dëshmuar disa herë deri tani. Ishte kjo personi i vetëm që më vinte keq se e lë prapa kur të zhvendosesha diku tjetër. E vetmja që në këtë moment mund të bëja ishte ta ngushëlloj dhe t'i premtoj se si largësia nuk do të ndikonte aspak në zbehjen e miqësisë tonë. - Oh, Korni, mund të na vizitosh sa herë të duash.

Ti e di se dera ime është e hapur gjithmonë për ty - sinqerisht ia thashë këtë duke e mbajtur për dorë e në fyt disi mu krijua një pengesë. E kam ndjerë se si në sytë e mi po rridhnin lotët. Më duhet ta pranoja se do të më mungonte, prandaj edhe rrodhën lotët. - Ah, mjaft budallallëqe dhe ndjeshmëri. Ne nuk do të shkojmë në Mars - po provonte ta qetësonte me një buzëqeshjen, por kjo aspak nuk i kishte shkuar për dore. - E tani, a dëshiron të shikosh edhe disa fotografi të reja të shtëpisë së re? Pak më herët m'i ka dërguar agjenti i patundshmërive - filloma me gëzim t'ia tregoj ato nga telefoni im. - Oh, natyrisht - kishte pranuar me zemrën plot dhe me kureshtje po i shikonte. Mëngjesin tjetër jam zgjuar më herët se zakonisht për të shikuar nëse kam harruar të paketoj diçka. Duke kaluar tanimë nëpër hapësira të zbrazëta të banesës sonë shumëvjeçare zemra po më rrihte më shpejt nga pikëllimi. Ndoshta nuk ishte dashur të shkoj kaq larg. Unë dhe shoqja ime mirë jemi përshtatur në këtë qytezë. Me kë tani për çdo mëngjes do të pi kafe dhe do të vështroj qytezën - nuk po mund të mos i shtroja këto pyetje, e në sytë e mi, përsëri u shfaqën lotët. - Nënë, çfarë po ndodh? Përse po qan? Mos më thuaj se ke ndryshuar mendim dhe do të qëndrojmë këtu - e brengosur e pyeti Minirja. E humbur në mendime, nuk e kishte vërejtur kur ishte futur në dhomë.

- Mos u brengos e dashur, gjithçka është në rregull. Vetëm jam paksa me nostalgji dhe kjo është e tëra - iu përgjigja butësisht dhe e përqafova. - Pranoje, edhe ty do të mungojë kjo banesë e vogël dhe mos rregulli në të - me buzëqeshje në fytyrë e pyeta. - Nëse kjo të intereson, aspak nuk do të më mungojë. Është e vërtetë se gjithmonë kam dashur të fle në dhomën time. Sipas mundësive në shtratin e butë - buzëqeshi. - Shtëpia është e madhe. Mos u brengos, do ta kesh - butësisht i thashë duke e ledhatuar në flokë. - Oh nënë, mezi po pres, paramendoje. Do të kemi tarracë, kopshtin tonë e madje edhe një liqe të vogël në afërsi…me aq sa kam parë, shtëpia është e bukur - thoshte me krenari. - Në rregull. E ne dyja shkojmë të bëhemi gati. Transporti vetëm sa nuk ka ardhur de mos harro gjërat - i thashë vajzës time, derisa asaj nuk po i pritej të shkonim më parë nga këtu. (vijon) 

(Kosova Sot Online)