Roman dashurie: A mund të të vardisem? (4)

  • 06 nëntor 2019 - 14:56
Roman dashurie: A mund të të vardisem? (4)

Claire kishte bërë me kokë. E ka ditur se Lynn dhe John i kanë thënë se nuk duhet të përkulet para ardhmërisë, sepse ajo nuk është e lehtë. "John-i dhe unë kishim një qëllim të përbashkët", tha Lynn, "kemi pasur guximin të ëndërrojmë". Claire nuk kishte thënë asgjë për të mos dëmtuar lidhjen e saj me Lynn. "John dhe unë që të dy ishim të rinj dhe pa përvojë". Kështu vazhdoi Lynn, duke u thelluar në mendime, thuajse po flet me veten e saj. "Mendoj se që të dy kishim frikë pak që të shkojmë në rrugët tona. Prandaj kemi ardhur në Atlantë dhe jemi martuar. Babai yt ka punuar kohë pas kohe, derisa shkonte në kurs për pilot, unë punoja në restorant për të paguar shkollën tënde të manekines". "Përse më keni lindur" pasoi pyetja e Claire. Lynn me dorë kaloi nëpër flokë. "Ti ke ndodhur rastësisht". "Nuk më keni dashur"? "Epo, je shfaqur në kohë të keqe. John dhe unë kishim vendosur të ndahemi dhe kur e kam kuptuar se jam shtatzënë", u përgjigj Lynn duke heshtur për pak kohë. "Claire, është kam guxuar të lind". "E aborti"?

"Po, edhe kjo ishte e mundur. Por nuk mundja ta bëja. Tani unë dhe babai yt jemi të lumtur për ty... ". Bisedën e ndërpreu telefoni. Claire po qëndronte pranë shtratit dhe u nis drejt dritares duke shikuar natën Marc... duduk si njeriu plot me kundërshtime. Ishte i disiplinuar dhe punëtor, e nga ana tjetër, rrezikonte shpesh. Askush më mirë se Claire nuk e dinte sa i butë ishte Marc-u. Claire ishte 20 vjeçe kur kishte njohur Marc Stanley-n. Nëna e saj ishte në Evropë, në muajin mjaltit me njërin nga burrat e saj. Një pasdite Marc hyri në banesë me John Barron për të biseduar për punë. Claire ishte magjepsur nga mashkulli tërheqës, saqë mezi kishte folur. Më vonë e kishte kuptuar se Marc Stanley dhe motra e tij ishin trashëgimtar të 'Stanley Enterprises'. Babai i tyre kishte trashëguar miliona në naftë, pasuri të paluajtshme. Pas vdekjes së gruas së tij të re, ai kishte shitur shtëpinë e përbashkët dhe ishte bartur te "Fort Myers".

Claire përsëri ishte shtrirë në shtrat dhe kishte rehatuar kokën në jastëk, por gjumi nuk vinte. Claire ishte e bindur se atë ditë kur kishte njohur Marc-un, nuk e kishte vërejtur ai. Kur John-i nuk ishte i pranishëm, Marc kujdesej për Claire, e dërgonte në plazh. Kulmi kishte arritur kur ai e kishte ftuar atë në darkë në banesën e hatashme të rregulluar sipas mënyrës lindore. Nëse ndonjëherë kishte ndjerë diçka për të, më shumë se një shoqëri, ajo nuk e kishte idenë për këtë. Jo shumë moti pasi kishte përfunduar kolegjin, i kishte vdekur babai. Njeriu që dashuri e kishte fluturimin, kishte vdekur në aksident komunikacioni. Marc kishte ofruar forcë për Clair, që ta tejkalonte dhimbjen për të atin. (vijon)

(Kosova Sot Online)