Ngjarje e vërtetë: Shtëpia jonë e ëndrrave fshihte një sekret të errët (5)

  • 07 nëntor 2019 - 15:07
Ngjarje e vërtetë: Shtëpia jonë e ëndrrave fshihte një sekret të errët (5)

 Ke të drejtë. Kjo edhe më nevojitej - thashë e kënaqur. - Sonte, pas një kohe të gjatë, përsëri do të fle vetëm. Me siguri do të fle sikur bebe - vazhdoi që të bënte shaka, ku më pas që të dyja konstatuam se, për sonte, me të vërtetë mjaft kishim shëtitur dhe vendosëm që të ktheheshim në shtëpi. - Mama, para se të largoheshe ke harruar ta mbyllje çezmën në kuzhinë. Për fat, unë qëndrova në shtëpi, përndryshe... Kam frikë që tani, në vend të kuzhinës, do ta kishim një pishinë të madhe - filloi Minirja, sapo hymë hë shtëpi. - Me të vërtetë? - thashë e tronditur. - Aha, mirë, mirë! Me rëndësi është që tani çdo gjë është në rregull. Por, a e di se ku e gjeta kukullën- pyeti Minirja derisa në kokë mundohesha që t'i rikujtoja ngjarjet para se të dilnim në shëtitje. Sinqerisht, sa më shumë që mendoja, isha gjithnjë e më e sigurt se, në kuzhinë, çdo gjë e kisha lënë mirë, kështu që aspak nuk e kisha të qartë se çka kishte ndodhur me çezmën.

- Nesër do ta thërras hidraulikun për të parë se për çka bëhet fjalë - thashë, duke injoruar në tërësi pyetjen e Minires. - Ndonjëherë me të vërtetë më duket se nuk më dëgjon aspak. E kam gjetur kukullën! - bërtiti me nervozizëm bija ime, derisa unë, e kredhur në mendime, duke e shikuar çezmën. - Më fal, çka the? - përfundimisht u kthjella nga të menduarit. - Derisa ju nuk ishit në shtëpi, vendosa që të hipja në tavan. As që mund të mendosh sa gjëra interesante gjeta atje. Midis tjerash, nën grumbullin e gjësendeve, aty gjendej edhe një kukull. Sikur ta dija si kishte arritur aty - habitej vajza ime duke e ngritur në ajër. - Oh, sa kukull e bukur. Në bazë të punimit dhe rrobave, do të thosha që kjo kukull është e vjetër, të paktën 100 vjet. O Zot, duket se këtu ju keni një thesar të vërtetë. Do të mund ta çonit në ndonjë dyqan antikitetesh. Jam e sigurt se do t'ju jepnin para të majme për këtë - tha e entuziazmuar Krenarja, sapo e mori kukullën në dorë. - Nejse. Kjo megjithatë është vetëm një kukull e vjetër, e rëndomtë. Fundja, duket se Minires i pëlqen shumë - thash duke bërë shaka, me çka bija ime filloi të qeshte. - Nuk është se më pëlqen edhe aq. Megjithatë, më premto që nuk do ta shesim - insistoi ajo. Më pas, të tria ne, në një disponim të mirë, filluam të piqnim petulla. Atë natë, pak pas mesnatës, gjumin ma nxorën ca zëra të çuditshëm. Më dukej sikur në katin e dytë dëgjoja ca zëra të hapave dhe thashë, me gjasë, atje ka hipur Krenarja. Por, menjëherë pas kësaj hapat u zbehën, për t'u forcuar përsëri pas disa minutave. Sikur një e zonjë e kujdesshme e shtëpisë, vendosa që të ngrihesha nga shtrati, për të parë kush ishte lart dhe ku qëndronte problemi.

Derisa ngjitesha shkallëve, mund ta ndjeja rrymimin e ajrit, për të cilin nuk e kisha idenë nga vinte, duke qenë se, atë natë, të gjitha dritaret në shtëpi ishin të mbyllura. Për çdo rast e futa kokën në dhomën e Minires dhe, pasi u binda se ajo ishte në një gjumë të thellë, mora frymë e lehtësuar. Tanimë gjendesha para derës së dhomës së mysafirëve, kur mbi veten, në tavan, përsëri dëgjova hapa dhe zhurmën e dërrasave të tavanit. Dikush ishte duke ecur. O Zot, po kjo Korni (Krenarja) qenka çmendur e tëra. Në këtë kohë, të shkoje në tavan, mendova para se, për çdo rast, të shikoja në dhomën e mysafirëve. Për habinë time të madhe pash se shoqja ime, e ndriçuar nga drita e hënës. Nëse në tavan nuk qenka Krenarja, atëherë kush do të mund të ishte? Ndonjë hajn? - mendova e tmerruar, duke vazhduar që ta shikoja shoqen time duke fjetur. (vijon)

(Kosova Sot Online)